osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Çmendet plaku Berisha: Plan për ta marrë selinë e PD-së me dhunë! Do sulmojmë edhe selin e PS nëse Rama dhe policia na pengon!

Çmendet plaku Berisha: Plan për ta marrë selinë e PD-së me dhunë! Do sulmojmë edhe selin e PS nëse Rama dhe policia na pengon!

Sali Berisha vijon të këmbëngulë se do ta marrë me dhunë selinë e Partisë Demokratike nëse ai rrëzon Lulzim Bashën nga kreu i PD-së.

Dje ish-kryeministri Berisha u ndal me “Foltoren” e tij në qytetin e Fushë-Krujës, ndërkohë që artikuloi të njëjtën gjuhë për kryeministrin Edi Rama, sikundër bëri dy ditë më parë gjatë konferencës për shtyp.

Duke folur para mbështetësve demokratë, Berisha e kërcënoi hapur kryeministrin Rama se do sulmojë selinë e Partisë Socialiste njësoj si të Partisë Demokratike. Pra, Berisha po i dërgonte mesazhe të koduara Ramës që nëse ai rrëzon Bashën, policia dhe struktura shtetërore të mos e pengojnë atë që të shkojë ta marrë me dhunë selinë e PD, në rast se kryedemokrati refuzon ta njohë atë si lider legjitim.

“Jemi për t’i thënë Edi Ramës, për t’i dhënë ultimatum Edi Ramës nga Fushë-Kruja, mos mendo se mund të konfiskosh shtëpinë e demokratëve në Tiranë. Kujtohu mirë se ke zyrë dhe seli partie, dhe i bindur të jesh t’i se nuk mund të mbash kurrë peng selinë e PD-së me peng-kryetarin.

Ndaj dhe të heq dorë nga lojërat e turpshme, primitive, me pluralizmin shqiptar”, tha Berisha.

Edi Rama erdhi në pushtet duke bashkuar qelbësirat e të gjitha llojeve, ne do të bashkojmë kontributet e njerëzve punëtor, atdhetar, që duan interesin kombëtar.

Njerëz që nuk përkulen, që siç përmbysën diktaturën komuniste të përmbysin narko-shtetin në Shqipëri”, deklaroi ai.

Berisha “josh” mbështetësit e Bashës

Por në kushtet kur kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka shpallur luftë ish-kryeministrit Sali Berisha, ky i fundit është vënë në lëvizje për të shmangur çdo pengesë që do i dalë përpara.

Për këtë arsye, dje nga Fushë-Kruja, Berisha u ka bërë thirrje të gjithë demokratëve që nuk janë bërë pjesë e foltores së tij, marrin pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit dhe të mos e konsiderojnë veten peng të një pengu.

Ai ka kërkuar që të angazhohen në një dialog dhe se 8 vitet e tyre në opozitë janë për faj të Bashës. “Këto kohë që na kanë mbetur të angazhohemi në një dialog intensiv me të gjithë ata që përsëri kanë një ndjenjë të veçantë për peng kryetrarin.

Iu themi se nuk kemi asgjë me ju që mendoni në këtë mënyrë, jeni pjesë e çmuar e jona, jeni të mirëpritur në Kuvend, nëse doni të bëni propozime për statut i bëni dhe ne i konsiderojmë, por ju nuk duhet ta konsideroni veten peng të një pengu.

Ju jeni njerëz me ideale dhe njerëz të sakrificës, keni ndenjur 8 vite në opozitë për faj të kryetarit, sëbashku të bashkohemi në këtë përpjekje të madhe. të lehtë se kemi, por ju garantoj ju se me rikthimin e votës së lirë në të gjitha institucionet e PD”, u shpreh ai.

Pra përmes kësaj thirrje Berisha po “josh” mbështetësit e Bashës, qofshin këta deputet apo anëtarët që t’i bashkohen atij dhe Kuvendit të thirrur prej tij më 11 dhjetor. Ndërkohë, zoti Berisha akuzoi kryedemokratin Lulzim Basha se do të bëjë anti-Kuvend më 19 dhjetor. Ai tha se e ka penguar Bashën vetëm për një gjë, që të bënte aleancë bashkëqeverisëse me Edi Ramën.

“Ky zotëri, i komanduar nga Edi Rama, shpall se do mbajë anti-Kuvend me datë 18. Këtë nuk e bëri Sali Berisha, ai nuk e deshi pluralizmin. Me datën 11, revolucioni paqësor i demokratëve mbledh Kuvendin fuqiplotë të demokratëve, që kanë marrë në dorë fatet e tyre. Ky Kuvend do ecë pa ndalur deri në përmbysjen e narkoshtetit në Shqipëri”, nënvizoi Berisha.