Që prej fillimit të kësaj jave moti i keq dhe me reshje të vazhdueshme ka përfshirë të gjithë vendin. Mirëpo vetëm pak orë më parë këtë pasdite, breshëri ka mbuluar Tiranën.
Përmes këtyre fotove shohim se breshëri ka zbardhur rrugët në Tiranë. Ndonëse jemi në muajin prill, i cili përkon dhe me stinën e pranverës, duket se këto pamje nuk na sjellin aspak ndërmend këtë stinë, por dimrin që lamë pas.