Autoritetet kanadeze njoftuan se katër persona kanë humbur jetën në pjesën lindore të vendit, pas stuhive të forta, të cilat shkaktuan gjithashtu ndërprerje të energjisë elektrike në 900,000 familje në provincat e Ontarios dhe Quebec.
Policia e Ontarios shkroi në Twitter se 4 persona kishin mbetur të vdekur dhe shumë të tjerë u plagosën si pasojë e stuhisë.
Gati 900,000 familje ishin pa energji të shtunën mbrëma në Kanadanë lindore, rreth 340,000 në Ontario dhe rreth 535,000 në Quebec, thanë dy kompani lokale të energjisë, Hydro One dhe Hydro-Québec.