osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

‘Çmendet’ Komisioni i Vetingut, lë në detyrë prokurorin Besnik Cani, por e denoncon për shkelje të rënda

‘Çmendet’ Komisioni i Vetingut, lë në detyrë prokurorin Besnik Cani, por e denoncon për shkelje të rënda

Kompromentohet rëndë procesi i Vetingut. Komisioni i parë i Vetingut ka marrë një vendim të paprecedentë për prokurorin Besnik Cani. Komisioni ka vendosur që të konfirmojë në detyrë prokurorin Cani, pavarësisht se ka gjetur shkelje të rënda dhe mospërputhje gjatë hetimit të pasurisë së tij. Ajo që e bën shumë të dyshimtë këtë vendim është fakti se Komisioni i Vetingut ka denoncuar prokurorin Cani për disa shkelje të rënda, ndërsa në të njëjtën kohë e ka konfirmuar në detyrë. Ky është vendimi më i çuditshëm që ka marrë deri më tani Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Në vendim thuhet se “Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, vendosi konfirmimin në detyrë të subjekti i rivlerësimit, z. Besnik Cani, me funksion prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

2. Në zbatim të pikës 4 nenit 59 të ligjit nr. 84/2016, të përcjellë disa çështje/praktika pranë organit kompetent për inspektimin e shkeljeve të mundshme disiplinore, si më poshtë vijon: a. Praktika e marrëdhënies juridiko-civile ndërmjet subjektit të rivlerësimit dhe personave të lidhur me shoqërinë “(***)” sh. p. k.; b. Çështja me nr. 1380, të vitit 2006, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë; c. Dosja e procedimit penal me nr. 1079, të vitit 2012, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, së bashku me praktikën për përfitimin e statusit të pa strehë, në bazë të Vendimit të Këshillit Bashkiak Fier, nr. 14, datë 28.03.2013”.

Më tej, Komisioni thotë: “Ka kryer pasaktësi në deklarimet periodike, por pa pasur si qëllim apo si pasojë fshehje të pasurisë, apo mosdeklarimin e burimit financiar të përdorur për blerjen e ndonjë pasuri; ii. Kanë rezultuar disa mangësi të burimeve financiare, – për një total të akumuluar në pesë vite (dhe të shpërndara në harkun kohor 11 vjeçar), në shumën prej 819,812 lekësh, të
cilat konsiderohen jo të mjaftueshme. Komisioni ka konstatuar disa problematika lidhur me aftësitë profesionale të subjektit të rivlerësimit, si dhe disa dyshime të arsyeshme në lidhje me etikën – të cilat gjithsesi nuk janë të mjaftueshme për të konkluduar se z. Besnik Cani nuk arrin një nivel minimal kualifikues në vlerësimin e aftësive të tij profesionale”./Pamfleti/