Festimi i golave të lojtarëve shqiptarë me simbolin e shqiponjës, ndezi shumë polemika në rrjet ditët e fundit, ku subjekte të ndryshme kërkuan gjithashtu që të merreshin masa ndaj tyre.
FIFA dha sot masën e dënimit për ta, kundrejt një shume që shkonte 10 mijë franga për secilin, por duke mos i përjashtuar nga Botërori.
Megjithatë, një foto po qarkullon në rrjetet sociale ku shihet komentatori sportiv Kostandin Grillo.
Grillo shihet nën shoqërinë e disa të rinjve, ku ajo që bie më shumë në sy është fakti se komentatori i RTSH-së ka bërë simbolin serb, pra tre gishta.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë ai hapi diskutime të shumta në rrjet, pasi deklaroi se mbështeste Serbinë në këtë Botëror.
Kjo foto, e cila nuk dihet se kur është bërë është tregues i një veprimi të shëmtuar dhe siç duket “provokim” ndaj atyre që festuan me shqiponjën në duar.