Dy ditë më pare mamaja e motrave Vjollca ka festuar ditëlindjen. Të dyja si Marina edhe Luana e kanë uruar edhe nëpermjet rrjeteve sociale, duke shprehur dashurinë për njëriun më të rëndësishëm në jetë, nënën.
Por festa, që me gjasë ka nisur që prej ditëlindjes së mamasë së Marinës dhe Luanës, nuk ka mbaruar ende. Në një ditë si kjo, kur gjinia femërore në të gjithë botën është ndarë në dy pjesë, ajo që proteston dhe ajo që feston, motrat Vjollca kanë zgjedhur këtë të dytën.
Dhe sa herë bëhen bashkë Marina dhe Luana, atmosfera xnehet gjithmonë . Pasi kanë uruar njëra-tjetrën me shumë dashuri nga profilet e tyre sociale, Marina dhe Luana kanë postuar edhe disa video të shkurtra në Instastory ku të dyja janë duke kënduar gjithë gaz këngët e Merita Halilit, Bujar Qamilit dhe të tjera popullore shqiptare.
Nga makina, ku edhe po shijojnë mbrëmjen, motrat nuk e kanë zbuluar destinacionin, as nëse po kthehen apo po shkojnë në festë.
Dhe une gjithmone ne dashni me ty gjysma ime!♥️ @luanavjollca
A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on