Partia e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit po kalon kohët më të vështira, që nga krijimi i saj, dhe po shkon drejt shpërbërjes totale.
Vendimi i Monikës për të djegur mandatet e deputetëve ka rezultuar fatal për partinë e saj hajdute. Kryetares së LSI i dezertuan gati të gjithë kandidatët në lista, duke pranuar të futen në Kuvend. Kjo tregoi qartë se partia e Metës dhe Kryemadhit mbahej vetëm nga pazaret.
Tashmë, në Kuvend janë zënë thuajse të gjithë vendet e deputetëve që dogjën mandatet dhe LSI është gati të krijojë grupin e ri parlamentar.
Por, përveç dezertimit të kandidatëve, një tjetër goditje e fortë i është dhënë Metës dhe Monikës. Këtë radhë, problemet janë shfaqur në bazën e partisë, duke shkallmuar totalisht dyshen më të korruptuar në Ballkan.
Mësohet se në bazën dhe në strukturat e LSI nuk ka koordinim dhe bashkëpunim, si dhe shumë funksionarë po braktisin partinë për t’u bashkuar me socialistët, çka po bën që kjo parti të dalë nga binarët dhe të marrë tatëpjetën.
Dhjetëra funksionarë të LSI bashkohen me PS
Mësohet se një tjetër arsye që po tërbon Metën dhe Kryemadhin është “tradhtia” dhe dezertimi që po bëjnë anëtarët e LSI së fundmi. Raportohet se shumë funksionarë të lartë të partisë së Kryemadhit në disa rrethe të ndryshme të vendit, kanë nisur dezertimin nga kjo parti, duke iu bashkuar Partisë Socialiste.
Të gjitha këto lëvizje drastike rrezikojnë të shkrijnë totalisht LSI, partinë e krijuar për pazare dhe korrupsion, e cila për vite me radhë ka vjedhur pafundësisht me të dyja pushtetet, si me Sali Berishën, ashtu dhe me Edi Ramën.