osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Citatet e Al-Binit në broshurën për aktivistët: Strategjia antiamerikane e tij është në zanafillën e Vetëvendosjes!

Citatet e Al-Binit në broshurën për aktivistët: Strategjia antiamerikane e tij është në zanafillën e Vetëvendosjes!

Albin Kurti nuk e ka ngjallur sot, dhe shpërndarë në ithtarët e tij të bindur antiamerikanizmin politik. Ai e ka pasur në themel të Lëvizjes së tij, siç shihet në një broshurë tipike propagandistike, tip “libri i kuq” që e ka shpërndarë në rrjetin e aktivistëve.

Në materialin prej 52 faqesh shikohet qartë se ai kërkon të bindë aktivistët e Vetëvendosjes se SHBA nuk është aleat i shqiptarëve, sepse nuk janë të zgjedhur nga vetë shqiptarët po SHBA i ka përzgjedhur ato. Që në fakt nuk rezulton e vërtetë, pasi ka qenë lëvizja politike shqiptare e udhëhequr nga Ibrahim Rugova që i ka kërkuar SHBA të ndërhyjë për t’i dhënë fund dhunës së Milosheviçit ndaj shqiptarëve, e ta çlirojë atë nëpërmjet ndërhyrjes së NATO-s.

Albin Kurti, kërkon të mbjellë që në fillim atë antiamerikanizëm si ndjenjë politike.

“Ndonëse mendohet ndryshe, shqiptarët disi nuk i duan përnjëmend ShBA-të. Ata frikësohen se mund të braktisen prej tyre dhe gabimisht besojnë se mund të luajnë rol në mosbraktisje, ashtu qysh gabimisht besojnë se nuk mund të luajnë rol për fatin e vendit të tyre. Shqiptarët kanë shumë më tepër peshë për fatin e tyre në Ballkan sesa në lidhjen e tyre me ShBA-të. Fundja, janë ShBA-të ato që i kanë përzgjedhur shqiptarët për bashkëpunim e jo anasjelltas”, shkruhet në këtë proshurë tipike staliniane apo mund të quhet orientim për bazën siç çonte Komiteti Qendror i Enver Hoxhës në organizatat bazë në kohën e diktaturës komuniste.

E rrugën për të arritur këtë synim, Kurti e ka të qartë që në fillim. Sipas tij: “Lëvizja Vetëvendosje mund të arrijë në pushtet vetëm brenda një gjendje të jashtëzakonshme në Kosovë dhe madje edhe ta mbajë pushtetin përmes gjendjes së jashtëzakonshme”. FIks siç ka ndodhur në rastin e parë kur erdhi në pushtet, edhe në atë sot.

E për ta arritur këtë qëllim, Albin Kurti i kërkon aktivistëve të tij që të nisin një fushatë tipike dezinformimi që të ngjethë mishtë. E ngjashme me atë që Hitleri ndërmorri kundër hebrejve, socialistëve, socialdemokratëve në fillim, e më pas gjithë botës.

Ja ç’shkruan Kurti në broshurën e tij: “Thashethëmat janë burim (dez)informacioni. Nuk bën ta nënçmojmë fuqinë e thashethëmës. Ajo zhvillohet shumë në një popullsi sikurse kjo e jona në të cilën analfabetizmi funksional (ku qytetarët i dinë germat por bëjnë shumë gabime në drejtshkrim e gramatikë) ka përfshirë afër 40% të popullsisë. Qartësia dhe thjeshtësia janë të domosdoshme për të luftuar moskuptimet e keqkuptimet. Kur gënjehet aq shumë zyrtarisht në institucione dhe medie publike, nuk është e befasishme pse njerëzit besojnë më shumë thashethëmat. Qëndrime të caktuara tonat në mjedise e kohë të posaçme duhet të përhapen pikërisht ashtu: pra, si thashethëma”.

Dokumenta bashkëngjitur

<