osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Çipa: Akuzat e PD nuk e rrezikojnë Xhafajn, dosja ‘Hajdari’ do prodhojë kapitull të ri

Çipa: Akuzat e PD nuk e rrezikojnë Xhafajn, dosja ‘Hajdari’ do prodhojë kapitull të ri

Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptar, Aleksandër Çipa, ka komentuar çështjet më të nxehta të aktualitetit. Në studion e Report tv, Çipa deklaroi se opozita ka si strategji të godasë Ministrinë e Brendshme, ku pas Saimir Tahirit po shënjestron edhe Fatmir Xhafajn.

Sipas tij, siç i bëri shembje politike Tahirit, opozita do të bëjë të njëjtën gjë dhe me të afërmin e Xhafajt. Kreu i Unionit të Gazetarëve deklaroi se akuzat e opozitës nuk janë të reja, pasi kanë edhe më parë, duke shtuar se ato nuk e rrezikojnë mandatin e ministrit Fatmir Xhafaj.

Duket sikur opozita ka gjetur si ‘thembër të Akilit’ Ministrinë e Brendshme. Historia e një goditjeje politike mbi ish-ministrin e Brendshëm pati sukses, janë të gjitha premisat për t’u lexuar si strategji e goditjes edhe ndaj Xhafajt. I bëri shembje politike Tahirit, këtë do ta bëjë dhe me të afërmin e Xhafajt.

Aleksandër Çipa, kreu i Unionit të Gazetarëve

Cila është përgjegjësia e ministrit për Agron Xhafajn?
Është përgjegjësia morale që ka për raportin me vëllanë, historinë që është keqpërdorur politikisht. Dosja e Agron Xhafajt është riaktualizuar për shkak të postit më të rëndësishëm që mban ministri, por edhe për protagonizmin që ka pasur vetë ministri në Reformën Zgjedhore.

Është kosto vetëm e Xhafajt apo për kryeministrin, qeverinë?
Mendoj se nuk kemi mbërritur ende në këtë moment, është një luftë politike, por nuk kemi të bëjmë me një krizë që të rrezikojë kabinetin, aq më tepër për të bërë ndryshime. Vetë opozita nuk ka kaluar në atë pikë sa të detyrë Ramën të bëjë ndryshime. Dosja e vëllait të Xhafajt vetëm sa është rikthyer në vëmendje. Vetë kryeministri ka paralajmëruar ndryshime.

Rama dje në Kuvend: Nëse do kishte diçka serioze do kishin folur të huajt. Taktikë politike apo do presim të flasin amerikanët?
Janë të dyja. Duke njohur ndjeshmërinë e lartë që ka reagimi i huaj te opinioni publik, mendoj se për këtë është përdorur nga kryeministri. Nga ana tjetër nuk mendoj që kryeministri pret një ‘ok’ nga të huajt për këtë, sepse kjo do vinte në diskutim postin e tij. Është bërë vetëm për konsum publik.

Dosja ‘Hajdari’, ekstradimi i Izet Haxhisë …
Do të prodhojë një kapitull të ri të përdorimit dhe keqpërdorit politik që i është bërë vrasjes më tronditëse që i është bërë vendit. Hierarkët politikë të këtyre 27 viteve e kanë keqpërdorur dosjen ‘Hajdarit’ dhe gjithë procesin që pasojë. Ne kemi një situatë të re, ku po ndryshon sistemi i drejtësisë dhe protagonistët kanë ndryshuar pozicionet e tyre. Mund të ketë një përpjekje për rihapen e procesit, por mendoj se do ketë sërish keqpërdorim.

Mund të kemi disa aspekte që meritojnë vëmendje. Në marrëdhënien që kam me situatën, Haxhia mund të jetë në të drejtën juridike të rikthimit të procesit për të treguar pafajësinë e vet. Mund të ketë një rikthim faktesh që i japin të drejtën për rikthimin e procesit.

Mbledhja e AMA-s, si e patë?
Para se të hyja e shihja me kënaqësi dhe shpresë se diçka do të lëvizë në skenën mediatike te vendit. Unë vajta pak me vonesë dhe sa u ula, pashë që në axhendë mungonte Unioni i Gazetarëve Shqiptar. Këtë e konsideroj një fyerje dhe shpërfillje, pasi organizata që drejtoj është më aktivja, më denoncuese, ndaj i kemi të gjitha të drejtat të konsiderohemi një zë potent në këtë panel.

E qëllimshme?
Nuk mund të paragjykoj, duhet të besoj se është shpërfillje. Nëse është e qëllimshme më keq për ata.

Qëllimi i tryezës së sotme?
Do flitej për marrëdhëniet e punës, që në Shqipëri janë një pjesë e realitetit të zi. Do flitej për proceset vetërregulluese.

Ne do mbronim tre çështje themelore: Situata për mungesën e legjitimitetit në punë, që mungojnë kontratat në punë: problemi i sigurimeve shoqërore, një nga gropat më të zeza që ka realiteti në Shqipëri: dhe për një lloj investimi qoftë edhe ligjor për mundësimin e shprehjes dhe implementimit të editorit shqiptar.

Çfarë deklaroi Çipa në mbledhjen e AMA:
Faleminderit per ftesen! Se pari ju kerkoj ndjese per vonesen, por per shkak te pjesemarrjes ne Konferencen nderkombetare te OSBE, per mediat ne Europen Juglindore, ku kisha perfaqesimin tim ne emer te organizates.

Se dyti dhe qe eshte me e rendesishme, po shoh qe ne axhenden tuaj, ku figurojne organizata te vjetra dhe te reja, mungon Unioni i Gazetareve Shqiptare. Une jam drejtuesi i kesaj organizate e cila eshte me e madhja ne vend dhe me aktivja e 11 viteve te fundit ne jeten e komunitetit te gazetareve.

Ju nuk mund ta shperfillni organizaten time ne kete menyre.! Ne detyrimin tim ndaj dinjitetit dhe kontributit qe ka Unioni i Gazetareve, une po e nderpres qendrimino tim ne kete takim. Zoterinjte organizatore nuk duhej ta benin kete gabim. Kerkoj ndjese para jush zoterinj drejtues te Komisionit te Medias dhe kolegeve paneliste si dhe pjesemarres ne kete takim, por qendrimi im eshte detyrim ndaj organizates sime. Eshte organizata me kontribut te rendesishem, e vetmja referente per raportet periodike qe publikojne organizatat nderkombetare dhe autoritetet qe indeksojne lirine e gazetarit ne Shqiperi. Per kete arsye ne jemi paraqitur edhe ne nje seance degjimore prane Komisionit te Medias si dhe kemi pasur kontakte institucionale.

Une po shprehem se shperfillja e UGSH eshte e papranueshme. Per kete arsye po largohem. Me deklarimin e prere se ne mendojme se koha e konstatimeve ka kaluar. Raportime dhe denoncime kemi bere e po bejme. Tani eshte koha e ndryshimit dhe shembjes se kesaj gjendjeje. Por ne kushtet kur ju cenoni dhe shperfillni aktoret me te rendesishem, kjo nuk vlen. Ne kushtet kur ju keqperdorni parimin e barazise dhe abuzoni me meriten e perfaqesimit, une po shkoj. Ne emer te dinjitetit dhe detyrimit qe kam per organizaten se ciles i perkas, po largohem.