Lidhjet e Bamit me politikën duket të jenë shumë të thella, ku kanë krijuar grupe të fuqishme, që nuk mund të mposhten nga policia e Fatmir Xhafajt
Vetëm pak orë pas arrestimit, ‘i forti’ i Krujës do të shijonte sërish lirinë. Bosi i vrasjeve me pagesë, Durim Bami, është një mesazh i qartë se policia e Fatmir Xhafjat funksionon thjesht si robot dhe nuk ka asnjë rol qendror në goditjen e krimit. Aksionet e dështuara dhe të sfumuara njëri pas tjetrit i kanë krijuar një njollë të zezë policisë dhe RENEA-s, teksa janë dëshmi e qartë se në vendin tonë drejton krimi i lidhur me politikën.
Dhe kështu ndodhi, pa kaluar akoma pesë orë nga arrestimi i tij, vrasësi me pagesë la sërish qelinë, duke vijuar i lirë misionin e tij dashakeq. Ky vendim ka ardhur padyshim pas ndërhyrjes së grupeve të fuqishme të politikës dhe biznesit, të cilët i duan të lirë ‘kokat’ e bandës së Niklës, siç janë Durim Bami dhe Flamur Haka.
Nikla është një zonë e nxehtë, ku kanë ndodhur jo pak krime e shpërthime tritolesh. Pikërisht nga kjo zonë dyshohet se ka ardhur edhe vrasja e Artan Santos, vrasje për të cilën disa segmente të politikës nuk duan që të zbardhet.
Emri i Durim Bamit është komentuar jo pak edhe më parë, për ngjarjen e bujshme të atentatit të pretenduar ndaj Tom Doshit. Një çështje kjo që çoi me radhë në Gjykatën e Lartë krerët më të lartë të shtetit, që nga kryeministri Edi Rama, Presidenti Ili Meta, ish-kryeministri Sali Berisha, ish-deputetin Mark Frroku, etj. Durim Bami dyshohet të ketë lidhje të forta me deputetin Tom Doshi, pasi akuzohet se është pjesë e një makionacioni së bashku me deputetin.
Megjithatë, lidhjet e Bamit me politikën duket të jenë shumë të thella, ku kanë krijuar grupe të fuqishme, që nuk mund të mposhten nga policia e Fatmir Xhafajt. Këto janë dëshmi të qarta se krimi dhe politika janë bërë një dhe veprojnë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën, të patrembur nga askush dhe asgjë./Pamfleti