Gazeta “Mapo” i ka bërë një profil Grida Dumës, të cilën e ka konsideruar si protagonisten e javës se derdhi nja dy pika lot për Xhisiela Malokun.
Sipas kësaj gazete, ashtu si Xhisiela, edhe Grida është viktimë e sulmeve, pse është e pashme.
“Thonë se është e vështirë që të vendosësh veten në pozitën e tjetrit. Të ‘ecësh mbi këpucët’ e dikujt tjetër nuk është e lehtë. Megjithatë, Grida Duma, kur nis e flet për historinë e Xhisiela Malokut, i lexohet lehtë se mezi mban lotët. Teksa flet në TV, ajo e di se vuajtjet e Xhisielës janë vuajtjet e shumë femrave në Shqipëri. Si politikane ka provuar vuajtjet, fyerjet e shpifjet, por këto e kanë bërë më të fortë.
Grida Duma nuk është thjesht një deputete konservatore, por më shumë. Është përballur në një garë të vështirë elektorale dhe e di se çfarë do të thotë të bësh politikë në Shqipëri. Përballet çdo ditë me paragjykimet dhe spekulimet. E di se e sulmojnë jo vetëm pse është në opozitë, por edhe sepse të jesh femër e pashme mbetet një sfidë e vështirë.
Por pikërisht duke mbrojtur një viktimë të dhunës seksuale si Xhisiela Maloku, duke treguar empati për të, ajo bëhet protagonistja e javës. Jo vetëm kaq, por një fjalim i saj frymëzues bëhet viral në rrjet. Ajo u flet të rinjve dhe të rejave me një still alla-TED duke i motivuar”, shkruan kjo gazetë.
Në fakt, askush nuk e ka sulmuar Gridën pse është e bukur, thjesht kanë vënë në dukje që bukurinë e ka përdorur për të ecur në karrierën e saj.
Njësoj siç ka bërë edhe Elvana Gjata.
Biles historia e Gridës është edhe më tragjike se e Elvanës, pasi vetëm pak metra më tutje ku ndodhi përplasja me armë e pardjeshme, u vra në mënyrë mafioze miku i saj, që sipas dëshmive, ka qenë pikërisht duke folur me të në telefon në ato momente.
Ndoshta “Mapo” duhej të kishte zgjedhur një ditë tjetër, për t’i bërë profiling Gridës! (TemA)