Ndoshta nuk e dini, por Monika Kryemadhi, nuk ka zotësi individuale, vetëm për të lëpirë çdo pushtet kur bashkohet e për ta pështyrë kur ndahet. Nuk ka aftësi mjeshtërore, vetëm për grabitur toka, troje, miliarda koncesionesh me bllok, ndërtim e blerje vilash në Shqipëri e deri në Serbi, Londër, Maqedoni, Greqi e Turqi.
Mos kujtoni, se Monika, ka aftësi vetëm për të menazhuar guroret, listën e deputetëve, postet ministrore dhe vendet e punës në administratë, apo për të qëlluar me çizme në parlament dhe për të ndërtuar e shitur pallate në Tiranë.
Shefja e LSI, bashkë-ortakja e opozitës, ka treguar zotësi edhe në fushën e studimeve shkencore, në menazhimin e problemeve të sigurimeve shoqërore, trajtuar në spektrin ekonomiko-juridik, duke u futur në një elitë akademike me Dr. Berishën, Dr. Mziun, Dr. Rrokajn e Dr. Panaritin.
Pas 5 vitesh, punë këmbëngulëse e novatore, në bibliotokën e saj shkencore, (siç e thotë vetë), Monika Kryemadhi ka fituar titullin e lartë akademik “Doktore”, me punimin: “Analiza e sistemit të sigurimeve shoqërore, në këndvështrimin ekonomik dhe juridik”.
Udhëheqës Shkencor, për këtë temë doktorature, Dr. Kryemadhi (Metaj), ka pasur akademik rektor Prof. Dr. Dhori Kulen i cili, siç shkruan në vlerësimin e tij përfundimtar, ka mbetur i emocionuar e i shtangur nga kultura kontemporane, që ka shpalosur Dr. Kryemadhi (Metaj), në njohjen dhe zbërthimin e çështjeve ekonomike-juridike, në fushën e sigurimeve shoqërore.
Sipas bibliografisë së lëndës referuese, Dr. Kryemadhi (Metaj), ka shfletuar, konspektuar e analizuar, afro 45 mijë faqe literaturë sudimore-shkencore, në 11 gjuhë të huaja, nga përvoja dhe profesorë të shquar të botës.
Mirëpo, ca zëra që e kanë sjellë infromacionin në “PAMFLETI”, thonë, se këtë temë, Dr. Kryemadhi (Metaj) e ka marrë nga 3 profesorë shqiptarë, të ndarë nga jeta, qysh kur Iliri u bë kryeministër dhe i largoi nga puna, ngaqë i zëvendësoi me “bijë dëshmorësh” nga Skrapari.
Për ta saktësuar, mendojmë se duhet pyetur udhëheqësi shkencor i saj, prof. Dr. Dhori Kule, për të rrëfyer të vërtetën, nëse Dr. Kryemadhi (Metaj) e ka bërë vetë temën e doktoraturës, apo e ka plagjiaturë si Gjylja e PS dhe si Demoja i Ministrisë së Arsimit. (Mona, në shkencë, letërsi dhe art, fjala “plagjiaturë” quhet vjedhje e punës së tjetrit)./Pamfleti