“Scan Intel” ka analizuar tregjet e reja të Shqipërisë për vitin 2024, dhe konstatoi se diversifikimi i tregut të eksporteve arriti drejt vendeve shumë të largëta si Andorra, Ishujt Cook, Kuba, Kepi i Gjelbër etj. Në analogji të kësaj analize, kemi shqyrtuar të dhënat për të kuptuar se çfarë dërgojë përkatësisht në këto shtete .
Marrëdhënia tregtare me Andorrën lidhet me dërgimin e makinerive dhe pajisjeve elektrike drejt këtij vendi. Vlera e eksportuar për këtë kapitull është rreth 253,000 lekë. Ndërsa, marrëveshja e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kubës është nënshkruar në vitin 2016 dhe kjo marrëdhënie tregtare mbështetet në shkëmbimin e mallrave si produkte kimike dhe lëndë djegëse minerale. Eksportet për këto kapituj arritën në rreth 11.5 mln lekë. Ndërsa më herët kemi eksportuar edhe mjete transporti.
Pjesë e hartës së tregjeve të reja është edhe Kamboxhia me të cilën eksportuam kapitullin “Mbetjet dhe kthimet nga industria ushqimore”. Ndërsa në vitet e mëparshme portofoli i eksporteve drejt këtij vendi ishte më i larmishëm duke përfshirë perlat natyrale, gurët e çmuar, bizhuteritë, artikuj tekstilë dhe veshjet si dhe letrat e kartonit dhe artikujt e tyre.
Nga ana tjetër, me Uzbekistanin kemi eksportuar grupet si më poshtë: “Plastikë dhe artikuj prej tyre”, “Reaktorët nuklearë, bolierët, makineritë e pajisjet mekanike” si dhe “instrumentat dhe aparatet optike, fotografike., kinematografike etj. Ky ishte dhe vendi me të cilin eksportuam më shumë mallra gjatë vitit 2024 krahasuar me tregjet e tjera të reja.
El Salvadori është një tjetër shtet në Amerikën Qëndrore, i cili kërkon produkte shqiptare. Në vitin 2024 drejt këtij shteti kemi eksportuar artikujt e plastikës dhe produkte qeramike.Ndërsa në Kepin e Gjelbër dërguam kryesisht kapitullin” Lëndë djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit të tyre si dhe artikuj plastike.