Një pyetje, për dy “përbindëshe” pushtetesh, nga e njëjta krahinë dhe më të njëtin profil në sundime
Ditën e dielë, doli përsëri në rrjetet sociale, emri i Nexhmije Hoxhës, përmendur në njoftimin e ARRSH dhe të Bashkisë Tiranë, për të dalë nga shtëpia ku banon, në zyrat e ish-pularisë në Laprakë, futur atje nga pushteti i Berishës, shoqëruar me burgun për shpenzime kafesh e fotografi me ngjyra.
Çuditërisht, lajmi për nxjerrjen e dytë nga shtëpia, nuk krijoji shumë reagime, ndërkohë që duke qenë aktualitet i një dite, me vendimin e Presidentit Ilir Meta, për mos dekretimin e Ministrit të Brendshëm, më shumë komente shpërthyen kundër çiftit Kryemadhi-Meta, se sa kundër Çiftit Xhunglini- Hoxha
Nuk ka nevojë të ripublikojmë komentet, që janë bërë për çiftin presidencial aktual të Shqipërisë dhe çfarë është thënë, për çiftin e ish-kupolës komuniste të regjimit, që “polli” e la trashëgimtar pushteti, çiftin aktual e shumë si këta.
Pas një “monitorimi”, konstatuam se dy politikanet dibrane, me bashkëshortët shtetarë të lartë, konkretisht Kryemadhi e Xhunglini, sa herë u shfaqet surrati në media dhe rrjete sociale, bomardohen me komente të “të zeza”, që tregojnë urrejtje ekstreme ndaj tyre, madje aq komente të shumta me akuza e denigrime bëhen, sa është vështirë të dallosh, se cila kryeson.
Pyetja, që bëjmë është kjo: Cila nga dy politikanet dibrane, urrehet më tepër nga shqiptarët: Nexhi i Veros, apo Mona e Likes?/Pamfleti