Meteorologët kanë paralajmëruar se një ciklon tropikal i rrallë i Mesdheut pritet të godasë brigjet e Greqisë. Erërat e forta deri në 100 mph do të godasin vendin dhe me shumë mundësi mund të bëhen shkak për mbylljen e shkollave.
Cikloni i Mesdheut pritet të formohet nesër në detin Jon, në jugperëndim të Greqisë ndërkohë që pushuesit janë paralajmëruar që do ketë shi dhe erëra të forta. Cikloni pritet të prekë edhe Turqinë. Pjesë e zonave të goditura mund të jenë edhe në Shqipërinë jugore dhe ishujt grekë, raporton The Washington Post.
Cikloni i rrallë i cilësuar si “medicine” është një stuhi tropikale që ndodh një ose dy herë në vit.
Edhe pse ky lloj cikloni nuk ka fuqinë e një uragani, parashikuesit thonë se stuhia mund të arrijë një forcë të ngjashme me një stuhi të kategorisë së parë.
Deri më tani pemët kanë rënë në linjat e energjisë në rrethinat veriore të kryeqytetit, ndërsa departamenti zjarrit tha se morën më shumë se 350 thirrje për të hequr copat e shpërndara nëpër rrugë.