Dasma e një çifti u shndërrua në funeral vetëm pak orë para se të zhvillohej ceremonia martesore.
Luana Alves, 36 vjeçe dhe i fejuari i saj Rodrigo Nogueira, 31 vjeç, do të martoheshin ditën e sotme në orën 11 të një kishe në Passos, në juglindje të Brazilit.
Por një natë para dasmës ata u nisën nga shtëpia për të finalizuar përgatitjet në restorantin ku do të mbahej festa pas ceremonisë në kishë.
Tragjedia ndodhi gjatë rrugës, kur makina e tyre u godit nga një tjetër automjet në autostradë 184 të Brazilit.
Nusja, Luana vdiq në vend, ndërsa dhëndri, Rodrigo, ndërroi jetë pak orë më pas në spital duke mos u mbijetuar plagëve të marra.
Të shokuar, familjarët dhe miqtë e të rinjve që kishin ardhur në qytet gati për dasmën, duhet të organizonin me shpejtësi funeralin e çiftit.
Varrimi do të ndodhë pasditen e sotme në të njëjtën kishë ku të dy do lidhnin jetën e tyre me martesë.
Po ashtu, shoferi i makinës tjetër, Jorge Rocha, 50 vjeç, ndërroi jetë në spitalin Aleira Velano.