Nga Shkodra kryetarja e LSI-së që më parë ishte kategorike ndaj mbajtjes së maskës deklaroi se do t’i pëlqente të mbante një maskë por të kuqe dhe me logo LSI.
Sipas saj një maskë e tillë do tërbonte Ramën. Kryemadhi tha se ai nuk e do ngjyrën e kuqe, ndaj edhe ia ndryshoi edhe PS-së ngjyrën.
“Edi Rama ua ka marrë frymën të gjitheve me taksat Rama, me pandeminë, me tërmetin, me gjobat. Por ka një zgjidhje, një shpëtim.
Nuk jam unë, nuk është LSI-ja, por jeni ju që do të ktheni sytë dhe dritën tek familja juaj, tek shkolla juaj, tek profesorët tuaj. E tha pak më parë Klismani, që kjo maskë gjobitesh me 4 ditë pune, për ata që janë në punë se për ata që nuk janë në punë nuk kanë çtë paguajnë,.
Kjo maskë nuk të mbron nga pandemia, por mbulon dhimbjne që ka pushtuar këtë vend.
Unë do ta mbaja me kënaqësi maskën me LSI me ngjyrën e kuqe. Edi Ramës nuk i pëlqen ngjyra e kuqe, nuk i pëlqen ngjyra e flamurit. Edi Rama ndryshoi edhe ngjyrën flamurit të PS-së, nga e kuqe në mavi. Mua më pëlqen ngjyra e kuqe sepse është ngjyra e dashurisë është ngjyra e trëndafilave dhe në Shkodër janë në çdo oborr shkodran. Edi Rama e shkatërroi PS-në dhe e ktheu partinë në një sekt”,– tha ajo.
Kujtojmë se dy ditë më parë edhe Ilir Meta u shfaq për herë të parë me maskë. Presidenti tha se e ka tmerr maskën, por do fillojë ta mbajë për solidaritet. Ndërsa vetë Kryemadhi përveçse objekt talljeje për deklaratat e saj publike se virusi nuk ekziston, është gjobitur disa herë nga Policia.