1xbet betist supertotobet
konya escort
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Marsbahis
deneme bonusu veren siteler
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
istanbul escort
skype show whatsapp show
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
alanya escort bayan

Champions League/ Mësohet çerekfinalja e parë, Interi gjen Bayern Munich

Champions League/ Mësohet çerekfinalja e parë, Interi gjen Bayern Munich

UEFA Champions League zhvilloi mbrëmjen e së martës (11 mars) katër ndeshjet e para të kthimit për fazën e 1/8-ave, nga të cilat u mësuan edhe tre skuadrat e para çerekfinaliste. Barcelona, Inter dhe Bayern Munich marrin një biletë për më tej, teksa çerekfinalja e parë e mësuar është ajo mes Bayern Munich dhe Interit, që rikthen në kujtesë finalen mes tyre në këtë kompeticion në vitin 2010, fituar 0-2 nga italianët. Liverpool – PSG po luhet me shtese. Skuadrat e tjera do i mësojnë rivalët nesër.

Në Katalonjë, Barcelona triumfoi 3-1 ndaj Benficës në sfidën e kthimit për fazën e 1/8-ve. Pas fitores minimale në ndeshjen e parë, spanjollët regjistruan një tjetër sukses, për të avancuar më tej me rezultatin e përgjithshëm 4-1. Raphinha zhbllokoi rezultatin në minutën e 11-të, ndërsa vetëm 2 minuta më vonë Otamendi barazoi shifrat për miqtë.

Avantazhin e skuadrës së Flick e riktheu Lamine Yamal në minutën e 27-të, me një supergol nga jashtë zone. Në minutën e 42-të Raphinha kompletoi dopietën personale dhe ‘vulosi’ rezultatin në 3-1. Tanimë Barcelona pret nesër fituesin e çiftit Lille – Dortmund, për të mësuar rivalin e çerekfinaleve.

Në ‘BayArena’, Leverkusen u mposht sërish nga Bayern Munich, këtë herë 0-2 me golat e Kane dhe Davies. Me rezultatin e përgjithshëm 5-0 bavarezët kalojnë më tej dhe në çerekfinale gjejnë Interin.

Nga ana tjetër italianët e Interit fituan 2-1 kundër Feyenoord dhe sipas skemës do luajnë kundër Bayern në fazën tjetër. Thuram zhbllokoi shifrat te Interi në minutën e tetë, para se Moder të barazonte në fundin e pjesës së parë. Calhanoglu nga penalltia i dha suksesin zikaltërve që kalojnë në çerekfinale me rezultatin e përgjithshëm 4-1. Në këtë sfidë Asllani u fut në minutën e 61-të dhe pas dy minutave lojë u ndëshkua me karton të verdhë, duke humbur sfidën e parë çerekfinale kundër Bayern.