Inter ka arritur të fitojë me rezultatin 1-0 ndaj Barcelonës, në ndeshjen e zhvilluar në San Siro.
Heroi i zikaltërve ishte Hakan Çalhanoglu, i cili i dha 3 pikë shumë të vlefshme Interit me golin e tij nga jashtë zone, në minutën e fundit të pjesës së parë.
Me këtë sukses, zikaltërit ngjiten në vendin e dytë të grupit, me 6 pikë, 3 më pak se kryesuesit e Bayern Munchen, ndërkohë që Barcelona renditet e treta, me 3 pikë pas 3 ndeshjeve të para.
Liverpool ka bërë detyrën në grupin A teksa ka mposhtur 2-0 Rangers me golat eAlexander-Arnold dhe Salah.
Kjo fitore e mban Liverpool në vendin e 2, 3 më pak se Napoli kryesues. Këtë të fundit në po të njëjtin grup shkaterruan 1-6 Ajax duke blinduar grupin me 9 pikë pas 3 ndeshjve.
Sa i përket golave, për italianët realizuan 2 herë Raspadori, Di Lorenzo, Zielinski, Kvaratskhelia dhe Simeone. Ndërsa golin e nderit për Ajax e realizoi Kudus.
Në grupin B Atl Madrid është befasuar 2-0 nga Club Brugge. Kjo humbje i zbret spanjollët në vendin e fundit me vetëm 3 pikë. Në ndeshjen tjetër të grupit B, Porto ka mposhtur 2-0 Leverkusen duke u ngjitue në vendin e 2.
Ndërkohë, në Grupin D Tottenham ka barazuar pa gola ndaj Frankfurt duke mbetur në vendin e 2.