Lazio ka mundur bindshëm Borussia Dortmund në ndeshjen e parë të grupit, në rikthimin e ekipit italian në Champions League pas 13 vitesh.
Skuadra ku luan portieri i kombëtares sonë, Thomas Strakosha, fitoi 3-1 ndaj ekipit gjerman, me golat që u shënuan nga Immobile, Luiz Felipe dhe Akpa-Akpro ishin autorët e golave për ekipin italian. Në minutën e 67 debutoi në Evropë me Lazion edhe Vedat Muriqi.
I zakonshmi Haaland shënoi golin e vetëm për Dortmund.
Ndërkohë, Barcelona ka mposhtur 5-1 Ferencvaroshin e Myrto Uzunit, i cili mungoi në këtë ndeshje për shkak të koronavirusit. Messi me penallti, Ansu Fati, Coutinho, Pedri dhe Dembele shënuan golat për katalanasit.
Me fitoren 1-2 të anglezëve përfundoi supersfida PSG-Manchester United.
Rezultatet e ndeshjeve të para në grupe:
Dinamo Kiev-Juventus 0-2
Zenit-Club Brugge 1-2
Barcelona-Ferencvarosh 5-1
Chelsea-Sevilla 0-0
Lazio-Dortmund 3-1
PSG-Manchester United 1-2
Leipzig-Basaksehir 2-0
Rennes-Krasnodar 1-1.