Anëtari i Autoritetit të Hapjes së Dosjeve, Simon Miraka, foli në emisionin “Frontline” të gazetares Marsela Karapanço, në News24, për dosjen e babait të tij, ku zbardhi detaje mbi përndjekjen dhe arratisjen e tij nga regjimi.
I ftuar në studio, Miraka tha se është futur te Autoriteti i Dosjeve pikërisht për dosjen e të atit, i cili kishte jetuar në mal përgjatë viteve 19944-1951, duke luftuar kundër instalimit të diktaturës komuniste.
Siç u shpreh Miraka, në dosjen e tij rezulton se ishin plot 70 bashkëpunëtorë, që e kishin ndjekur, por që mes tyre kishte pasur edhe rrjedhje, ku nga njëra anë bashkëpunonin nga frika e dhuna me Sigurimin, por nga ana tjetër, i jepnin informacion edhe babait të tij, që të largohej.
“Nuk kisha asnjë lloj dëshire që të aplikoja dhe të isha pjesë e Autoritetit të Dosjeve, duke qenë një njeri që isha rritur në duart e Sigurimit të Shtetit dhe e dija fort mirë si i kanë bërë bashkëpunëtorë një pjesë prej tyre. Por, në diskutim me kolegë e miq, më thanë se sa të shkojë një tjetër, më mirë të isha unë. Atëherë, vendosa të aplikoja.
Mora mbështetjen e 20 deputetëve të PD, që në atë kohë e kishin bojkotuar Parlamentin, ndaj dhe u votova nga PS. Falënderoj 20 deputetët që më mbështetën, por edhe pjesën e majtë, që më nxorën si fitues”, tha Miraka.
Historia më e çuditshme që keni parë aty?
Unë kam ardhur me parë dosjen e babait tim, që ka ndenjur nga 19944-1951 në mal, duke luftuar kundër instalimit të diktaturës komuniste. Në dosjen e tij ishin 70 bashkëpunëtorë, që e kanë ndjekur. Por, nëse këta do të ishin vërtet bashkëpunëtorë të Sigurimit, babanë tim do ta kishin kap e do ta kishin ngritur jo 70 herë, po 700 herë, kështu që këta mund të kenë bashkëpunuar nga frika, nga dhuna, por nga ana tjetër, kanë lajmëruar dhe babanë që të ikë se po e kapnin. Unë nuk i njoh.
Babai im është arratisur më 1951. Nëse ata do të kishin bashkëpunuar, babanë do ta kishin kapur 100 herë, por ata mund të kenë bashkëpunuar nga frika, nga dhuna, por nga ana tjetër, ka pasur rrjedhje. Një mirditor, që kishte qenë në mal me babanë, nga Italia na çonte një letër dhe na thoshte që të ishim krenarë për babanë, sepse ishte gjallë pikërisht prej tij. Janë këta njerëz që nga njëra anë kanë bashkëpunuar me Sigurimin dhe nga ana tjetër kanë lajmëruar dhe babanë që të ikë se po e kapnin.
Sa kohë merr hapja dhe shqyrtimi i një dosjeje?
Merr kohë, edhe për mungesë të personelit. Ne tani jemi më komodë, sepse ato dokumentet ishin te Shërbimi Informativ, ndërsa ne ishim te Garda, ndërsa tani kemi një zyrën tonë dhe besoj se ritmi do jetë më i shpejtë për dhënien e përgjigjeve. Kemi 30 dosje të të burgosurve, por edhe dosje të atyre që kanë qenë në shënjestër të regjimit.