Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se Policia e Kosovës nuk ka të drejtë të jetë në veri. Në një konferencë për media ai ka thënë se serbët në Kosovë po i pret një natë e vështirë.
“Një natë e vështirë na pret, kemi garanci nga KFOR-i se nuk do të ketë veprime të dhunshme. Shpresoj të kemi garanci nga KFOR-i, nga Evropa, se nuk do të ndërmarrin veprime të dhunshme ndaj demonstruesve. Shpresojmë që kështu do të shkojë. Ne vazhdojmë të flasim me ta, kjo është puna jonë. Do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin ”, tha Vuçiç.
“Sot për mua është sigurisht dita më e vështirë që kur kam qenë president apo kryeministër i Serbisë, ndoshta nata më e vështirë më pret”.
Me tej ai ka thënë se “në terren është një luftë të vështirë e një kombi për mbijetesë në vatrat e tij”.
“Sot ata pushtuan me njësi speciale. Komuniteti ndërkombëtar bën sikur nuk e pa”, tha Vucic.
“Bëhet fjalë për një përpjekje për t’i dhënë fund problemit serb në Kosovë, në të cilin marrin pjesë Kurti, autoritetet e Prishtinës dhe një pjesë e mirë e bashkësisë ndërkombëtar”, ka thënë ai.
Presidenti serb ka përmendur edhe kërkesën e SHBA-së për heqjen e barrikadave.
“E kuptova shumë mirë atë mesazh dhe e prisja, megjithëse jam i zhgënjyer. Ata kanë fëmijën e tyre dhe po e mbrojnë. Fëmijën shqiptar e krijuan 20 vjet më parë dhe e mbaruan 14 vjet më parë, e tani thonë se barrikadat janë problem. Nuk kufizojnë lëvizjen e asnjë shqiptari, është protestë”, ka thënë ai, raporton Koha.