Ditën e djeshme në Bashkinë e Vlorës u raportuan disa përplasje mes anëtarëve të Këshillit Bashkiak dhe kryetarit të Bashkisë, Dritan Leli.
Sipas burimeve bëhet me dije se kryeministri i vendit, Edi Rama ka zbarkuar në Vlorë i shoqëruar nga disa ministre. Bashkë me Ramën do të jetë ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ajo e Arsimit Evis Kushi.
Rama do të zhvillojë një takim me asamblenë e PS të Vlorës. Ky takim vjen pas përplasjeve të kryebashkiakut Dritan Leli me Këshillin Bashkiak, që pritet që të jetë pjesë diskutimeve. Mbetet për tu parë se çfarë qëndrimi do të mbajë Rama lidhur me këtë çështje.
Ata kanë kërkuar ballafaqim me Lelin, ndërkohë që ky i fundit i ka refuzuar mbledhjet me argumentin se janë në shkelje të masave anti-Covid.
Kujtojmë që para zgjedhjeve të 25 prillit ka patur një përplasje të fortë dhe mes kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Leli, pasi nuk pranoi të ishte pjesë e listave të kandidatëve për deputet në qarkun e Vlorës.
Pas këtij akti, Leli u përjashtu nga Partia Socialiste, edhe pse ai do të përfundojë mandatin e kryebashkiakut deri në korrik të vitit 2023. Madje, u përfol se Dritan Leli as nuk shkoi fare të votonte më 25 prill.
Kryeministri gjithashtu do të zhvillojë në Vlorë një takim me rektorët e universiteteve të Shqipërisë.