Çfarë po uron, moj “nepërka” Monikë?! Hipokrizinë tënde, helmin që ke shpërndarë në jetën e shqiptarëve, apo mallkimin që kanë shqiptarët ndaj teje dhe bashkë-ortakut familjar, politikë e financar, për hajdutëritë dhe zullumet që keni bërë e ndyrësitë që po vazhdoni të bëni?
Pasanikja e pacipë Monika Kryemadhi, mëngjesin e sotëm e nisi me një “urim zemre”, për nxënësit e veçanërisht, për fëmijët që nisin klasën e parë, duke u treguar atyre, “lumturinë” që duhet ndjejnë në rrugën e dijes, duke u kujtuar se “kjo ditë është rrugë e re, në përballjen me jetën, me shumë sfida e mundime”.
Pjesa tjetër e “urimit të zemrës” së saj, është plotësisht demagogji, hipokrizi komike, madje tallje acaruese psikologjike e shpirtërore, me qindra-mijëra familje shqiptare, që janë zhytur në borxhe, për të dërguar fëmijët në shkollë, ndërkohë që afro 70% e nxënësve në zonat jashtë qyteteve, do detyrohen të mësojnë në kasolle e ndërtesa gërmadha, të quajtura shkolla dhe me 2-3 orë rrugë me këmbë.
Mos haroni, që këtë “urim zemre” për fëmijët e popullit, e ka bërë Monika e LSI, pasanikja që po shkollon fëmijët, me 160 mijë paund në Angli, pushtetarja që kur i kishte fëmijët nxënës në Shqipëri, i çonte në kopëdht e shkolla me eskortë policie, mësueset dhe drejtorët e shkollave, u qëndronin “lepe peqe” nga frika e servilzimi. U sillte ushqime, fruta ekzotike, veshje e pajisje shkollore nga Italia, jetonin e mësonin secili në vila personale, u bënte dhe u bën datëlindje me shpenzime luksi, i argëtonte e argëtohen, në mjedise përrallore brenda e jashtë vendit.
Ndërsa 60% e fëmijëve të popullit, vazhdojnë mësojnë në varfëri, sistem arsimor, të lënë në primitiivizëm e gërmadhë edhe për shkakun, se në vitet kur Ilir Meta, bashkëpronari i saj familjar, ekonomik e politik ishte kryeministër, u vodhën 50% e fondeve të shkollave.
Ndërsa në dy mandatet 2009-2017, kur ishin në pushtet me PD e PS dhe kishte 40% të ministrisë Arsimit e drejtorive në zona, mbushi shkollat me drejtues e mësues militantë, me diploma false dhe votoi ligje e vendime, që e kthyen arsimin, në katrahurë e qendër hajdutërie.
Çfarë uron sot, në ditën e parë të shkollës, moj zonja “nepërkë”?!
Hipokrizinë tënde, helmin që ke shpërndarë në jetën e shqiptarëve, apo mallkimin që kanë shqiptarët ndaj teje dhe bashkë-ortakut familjar, politikë e financar, për hajdutëritë dhe zullumet që keni bërë e ndyrësitë tuaja familjare, që po vazhdoni të bëni?!/Pamfleti