Treshja e aleatëve perëndimorë, Franca, Britania dhe SHBA-ja të cilët kërcënuan Rusinë me sulmet e kryera mbi Sirinë, tani duan të ndjekin rrugën diplomatike dhe të bindin Moskën për të mbështetur draftin e tyre të ri në OKB, raporton AFP.
Nuk është e qartë kur dhe nëse drafti do të dorëzohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për t’u votuar, njofton raporti, duke cituar “diplomatët perëndimorë” të thonin se këtë herë vendet perëndimore do të bëjnë më të mirën për ta negociuar atë me Moskën.
Vetëm disa ditë më parë, ambasadorja amerikane në OKB Nikki Haley nuk shfaqi asnjë shenjë për kompromis, pasi e quajti qeverinë ruse një “regjim”, “duart e të cilit janë të mbuluara me gjakun e fëmijëve sirianë”.
Të premten, ajo nxiti më tej zjarrin duke thënë se ishte “Rusia që nuk kishte ndaluar së mbrojturi përdorimin e shumëfishtë të armëve kimike nga regjimi sirian”.
Disa rezoluta të njëpasnjëshme për hetimin e incidentit të Doumës, të hartuar nga Rusia nga njëra anë dhe SHBA nga ana tjetër, kanë dështuar në Këshillin e Sigurimit të Bashkuar.