Rrugët e Parisit janë ndezur gjatë protestave të “jelekëve të verdha” në Paris, ku si pasojë e djegies së koshave dhe makinave kulla Eiffel është mbuluar nga një tym i zi.
Ndërkohë policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Protestuesit i kanë i kanë vënë zjarrin makinave në rrugët e Parisit. Prej 7 javësh protestuesit në Francë kundërshtojnë politikat tatimore të qeverisë franceze.