osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Çfarë po bëhet nga SPAK me 4 dosjet për Ilir Metën? Pse nuk po merret i pandehur Vasali Petrit që firmosi lobimin me para të pista?!

Çfarë po bëhet nga SPAK me 4 dosjet për Ilir Metën? Pse nuk po merret i pandehur Vasali Petrit që firmosi lobimin me para të pista?!

SPAK ka hapur 4 dosje paralele penale për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin për pastrim të parave të korrupsionit, korrupsion masiv, fsheje pasurie, mashtrim, shpërdorim detyre etj.

Ironia qëndron në faktin se i pari që rrezikon të merret i pandehur nga SPAK dhe të arrestohet, është pikërisht Petrit Vasili, njeriu që kritikon, shan dhe i bën çdo ditë thirrje SPAK që të arrestojë kundërshtarët politikë të partisë së Metës.

Po pse Vasili rrezikon të arrestohet?

Meta dhe Kryemadhi, duke e ditur se një ditë do t’u ngushtohet laku i drejtësisë, kanë caktuar Vasilin për të firmosur për lobimin me 1.2 milionë euro në SHBA, me para të pista.

Sipas dosjes kryesore në SPAK, Petrit Vasili, si përfaqësues i LSI-së, ka firmosur një nga kontratat e lobimit me kompaninë Global Security and Innovative Strategies, në 3 shkurt 2016, për t’i mundësuar takime me anëtarë të Kongresit në SHBA, takime me zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë dhe të Departamentit të Shtetit.

Këto shpenzime nuk janë deklaruar as në KQZ dhe as në deklarata pasurie, pasi burimi i parave dyshohet se është i paligjshëm.

Por SPAK ndoshta do e harroj ushtarin e Merës, Kraja dhe duhet të filloj procedimet dhe masat ligjore për këtë bandë që i ka bërë dëme kolosale vendit.

Shpenzime të LSI për lobim nuk konstatohen as nga raporti i auditimit të financiar të LSI-së, për llogari të KQZ-së, nga audituesja Hidajete Muçaj.

Sipas këtij raporti, të ardhurat e LSI për vitin 2017 janë 91 174 757, pra rreth 900 mijë USD, ku përfshihen të ardhura nga buxheti i shtetit, donacione, kuotat e anëtarësisë etj. Gjatë vitit 2017, LSI-ja ka shpenzuar rreth 1 milionë USD, ku përfshihen reklama rreth 300 USD, pagat, qera, konsulencë, internet, telefon, dieta, udhëtime etj. Në raport nuk figurojnë shpenzime për lobim.

Prova e dytë është kjo kontratë, e datës 6 janar të vitit 2017, e kompanisë lobuese McKeon Group me LSI-në dhe Ilir Metën, për blerjen e takimeve dhe fotove të Ilir Metës me zyrtarë amerikanë.

Kontrata ka një kohëzgjatje 6 mujore dhe vlera totale që parashikon është 90 mijë USD. Kontrata nuk do të zbulohej kurrë, por kompanitë amerikane të lobimit kanë për detyrë të deklarojnë kontratat dhe të ardhurat që përftojnë nga lobimet në website-in e FARA, e ngjashme me KQZ si dhe në Departamentin e Drejtësisë Uashington.

Roli i Vasilit dhe Kryemadhit

Lëvizja Socialiste për Integrim, gjatë vitit 2017, është drejtuar nga tre kryetarë. Nga janari 2017 deri në fund të prillit 2017, partia është drejtuar nga Ilir Meta. Gjatë periudhës maj-qershor 2017, partia është drejtuar nga Petrit Vasili. Nga data 5 korrik 2017, LSI-ja është drejtuar nga Monika Kryemadhi, bashkëshortja e Metës.

Deputeti Petrit Vasili, si përfaqësues i LSI-së, ka firmosur një nga kontratat e lobimit me kompaninë Global Security and Innovative Strategies, në 3 shkurt 2016, ku janë paguar 123 mijë USD, për t’i mundësuar takime me anëtarë të Kongresit në SHBA, takime me zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë dhe të Departamentit të Shtetit. Edhe ky shpenzim nuk është deklaruar në KQZ.

Nga ana tjetër, Monika Kryemadhi, ka firmosur raportin e rremë financiar të LSI, për vitin 2017, që ka dorëzuar në KQZ.