Saimir Tahiri ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, me kërkesë nga ana e tij pasi mësohet se ka prova të reja.
Tahiri është shoqëruar tek Krimet e Rënda nga avokati i tij Maks Haxhia.
Në dalje i është përgjigjur interesit të medias, ku në një deklaratë të shkurtër tha se kishte dorëzuar prova deçizive.
“Paraqita diçka që ka rëndësi decizive për procesin, por do kërkoj mirëkuptimin tuaj do flas pas 2-3 ditësh për të thënë çfarë është.
Provë që e quaj deçizive. Prisni dy tre ditë do e dëgjoni. Kam një vit që dëgjoj pafundësisht dhe kam heshtur, prisni ju tani”, tha Tahiri.