Inaugurimi I stadiumit Arena Kombëtare ditën e diel në ndeshjen kundër Francës po bën jehonë përtej vendit tonë. Ditën e sotme mediat prestigjioze në Itali kanë shkruar me fjalë të mëdha për stadiumin, i cili deri më tani ka kapur shifrën e 75 mln eurove, përfshirë edhe qendrën tregtare.
Lidhur me këtë artikull ka reaguar edhe vetë kryeministri Rama. Në faqen e tij në rrjetin social “Facebook” Ram shkruan se paralajmëroi se do të jetë stadiumi më i bukur në Ballkan.
Rama shkruan:
“Ja edhe legjendarja Gazzetta dello Sport: Shqipëria ka Ëembley-n e saj–
Kur thosha do jetë stadiumi më i bukur i Ballkanit dhe do të bëjë lajm kudo në Europë për hijeshinë e tij, çfarë nuk më dëgjuan veshët, po sot jam krenar që nesër mbrëma mikpresim me kokën lartnkampionët e botës, në Wembley-n e Ballkanit”.