Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, është nën ethet e garës për zgjedhjen e drejtuesit të ri të institucionit. Në garë deri më tani kanë shfaqur interes 3 prokurorë: Edvin Kondili, Klodian Braho, Andand Xholi. Por zgjedhja është ende larg.
Sipas ligjit për drejtimin e strukturave të posaçme, mandati për kryesimin e SPAK është me tre vite. Sipas nenit 148/dh pika 3 e kushtetutës, kreu i SPAK zgjidhet nga radhët e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme me shumicë votash nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Ashtu siç ndodhi dhe me Arben Krajën, i cili është drejtuesi i parë i këtij institucioni, mandati i të cilit është drejt fundit.
Mirëpo deputeti mediokër dhe qesharak i PD-së Dashnor Sula, as që e di si funksion drejtësia dhe aq më tepër që Rama nuk heq dhe vendos njerëzit në drejtësi.
Duke qenë injorant, ai ka reaguar si gjithë shpura e lehësve që nuk e kuptojnë, se të lehësh kot pas gardhit nuk është opozitarizëm, por qenëri. Madje Sula ka reaguar pas shkarkimi të Gledis Nanos si drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, gjë të cilën thotë se e kishte paralajmëruar të hënën.
,
Ndërkohë Sula paralajmëron një tjetër “vendim” të qeverisë, zëvendësimin e kreut të SPAK, Arben Kraja dhe kjo është çudia më e madhe, se si është e mundur që ka një deputet akoma, i cili nuk e di se strukturat e drejtësisë nuk emërohen nga qeveria dhe më e thjeshta, nuk di atë që e di çdo qytetar, jo çdo lopçarë, se mandati i Krajës është 3 vjeçarë dhe i përfundon në Dhjetor 2022!/ Ekskluzive.al