Një hatërmbetje trans-Atlantike po përgatitet pasi presidenti i ri amerikan Joe Biden ka hequr bustin e ish-kryeministrit britanik Winston Churchill nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë, pesë vjet pasi edhe Barack Obama kishte hequr nga zyra figurën e ish-liderit britanik. Trump e rivendosi ate kur erdhi ne zyrë.
Pamja e re e zyrës presidenciale të Biden përfshin tashmë disa buste, atë të aktivistëve të të drejtave Martin Luther King e Rosa Parks si dhe të sindikalistit socialist latin Cesar Chavez që qëndron me krenari prapa karriges së presidentit.
Disa kritikë thonë se heqja e bustit të Churchill është një refuzim ndaj Britanisë dhe sinjalizon një tkurrje të mëtejshme të “marredhënies së veçantë” mes dy vendeve.
Figura e Churchill është shënjestruar së fundmi dhe nga lëvizja anti-racizëm Black Lives Matter të cilët e kanë quajtur ish-kryeministrin ‘racist’ dhe kanë sulmuar statujën e tij jashtë parlamentit të Londrës.
Ekspertët thonë gjithashtu se Biden do të nisë një qëndrim më pro-evropian të SHBA, duke parë lidhjet e tij me Irlandën.
Biden më parë ka përshkruar kryeministrin aktual Johnson si një “klon fizik dhe emocional të Donald Trump”.