osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Çfarë ndodhi? Thirren në Prokurori kreu i PD-së Shkodër dhe disa anëtarë të Kryesisë

Çfarë ndodhi? Thirren në Prokurori kreu i PD-së Shkodër dhe disa anëtarë të Kryesisë

Të gjithë e kujtojmë vënien e zjarrit dhe tensionit në shkollën “Shejnaze Juka” në Shkodër përpara votimeve për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

Kryetari i Partisë Demokratike të Shkodrës Xhevdet Amuli, disa anëtarë të kryesisë së PD dhe afro 10 qytetarë të thjeshtë, simpatizantë të PD janë thirrur pak ditë më parë në prokurorinë e rrethit gjyqësor.

Kujtojmë se në shkollën “Shejnaza Juka” disa prej materialeve zgjedhore të vendosura aty u dogjën pas një proteste të zhvilluar duke qenë se asokohe PD nuk mori pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 dhe në këtë mënyrë tentoi që të mos lejonte zhvillimin e atyre zgjedhjeve vetëm me pjesëmarrjen e PS dhe aleatëve të saj.

Pas asaj proteste ku u dogjën materialet zgjedhore policia arrestoi disa persona mes të cilëve edhe eksponentë politik dhe procedoi penalisht në gjendje të lirë disa të tjerë.

Kreu i PD Shkodër Amuli në deklarimin e dhënë në prokurori ka deklaruar se ajo protestë në shkollën “Shejnaze Juka” dhe djegia e materialeve zgjedhore nuk kanë qenë një organizim i PD Shkodër por një irritim i qytetarëve të thjeshtë që kanë bërë ato veprime. Kryedemokrati i Shkodrës ka deklaruar gjithashtu në prokurori se çdo herë kur PD Shkodër ka patur protesta apo organizime të tjera është njoftuar përmes deklaratave zyrtare për shtyp ndërsa në atë rast nuk ka patur një deklaratë të tillë.