osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Çfarë ndodhi? Prokurorja thërret Donald Trump dhe dy fëmijët e tij, mediat botërore zbardhin detajet

Çfarë ndodhi? Prokurorja thërret Donald Trump dhe dy fëmijët e tij, mediat botërore zbardhin detajet

Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut Letitia James ka lëshuar së fundmi një fletëthirrje ndaj ish-Presidentit Donald Trump dhe dy fëmijëve të tij më të mëdhenj, për të dëshmuar në lidhje me një hetim civil në vazhdim e sipër, mbi praktikat e biznesit të familjes së tij.

Fletëthirrjet drejtuar zotit Trump, djalit të tij, Donald Trump Jr dhe vajzës Ivanka Trump, rrjedhin nga një hetim “mbi vlerësimin e pasurive në pronësi ose të kontrolluara” nga zoti Trump si dhe kompania e tij, Organizata Trump.

Agjencia ‘Associated Press’ njoftoi se ka kërkuar komente mbi këto zhvillime nga avokatët e familjes Trump dhe zonja James.

Përpjekja e Prokurores të Përgjithshëm për të siguruar dëshmi nga ish-presidenti u njoftua në dhjetor. Ajo çka është e re në dosjen gjyqësore të bërë publike të hënën është fletëthirrja drejtuar Ivanka Trump-it dhe Donald Trump Jr-it.

Familja Trump pritet të paraqesë një ankimim në përpjekje për t’i anuluar fletëthirrjet, duke nisur një luftë ligjore e ngjashme me atë që u zhvillua vitin e kaluar pasi zyra e zonjës James thirri një tjetër nga djemtë e zotit Trump.

Muajin e kaluar zoti Trump paraqiti një padi ndaj zonjës James, duke kërkuar t’i jepej fund hetimit, pasi Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi atij të paraqitej për të dëshmuar më 7 janar. Në padinë e zotit Trump, paraqitur në gjykatën federale, pretendohet se hetimi ka shkelur të drejtat e tij kushtetuese në një “përpjekje të fshehtë për ta dëmtuar publikisht atë (Trump-in) dhe bashkëpunëtorët e tij”.

Zonja James, një përfaqësuese e Partisë Demokrate, ka shpenzuar më shumë se dy vjet duke analizuar nëse Organizata Trump ka mashtruar bankat apo administratën e taksave në lidhje me vlerën e pasurive të tij, duke i fryrë ato për të siguruar kushte të favorshme kredie ose duke i minimizuar, për të përfituar ulje nga taksat.

Hetuesit morën në pyetje vitin e kaluar një nga djemtë e zotit Trump, drejtuesin ekzekutiv të Organizatës Trump, Eric Trump. Fillimisht avokatët e tij e anuluan dëshminë e planifikuar, por pas një vendimi gjykate Eric Trump u detyrua të dëshmonte.

Megjithëse hetimi civil është i ndarë nga një hetim penal që po drejtohet nga zyra e prokurorit të qarkut të Manhatanit, zyra e zonjës James ka qenë e përfshirë në të dyja. Në fillim të këtij viti, ish-Prokurori i qarkut Cyrus Vance Jr. siguroi qasje tek të dhënat tatimore të manjatit të pasurive të paluajtshme pas një beteje shumëvjeçare e cila përfundoi dy herë në Gjykatën e Lartë. /VOA