Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë një koment të pavend gjatë një takimi me disa adoleshentë në një shkollë në Kaliforni, që shkaktoi zemërim në rrjet dhe të rivalëve të tij.
A do të ketë Luftë të 3-të Botërore? Sali Berisha flet për presidentin Putin: Ai i ktheu armën vëllait, është më
Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shfaq ndërsa kapte një vajzë të re nga shpatulla teksa i thoshte që të mos ketë asnjë lidhje serioze me asnjë djalë deri sa të arrinte 30 vjeçe.
Biden vizitoi një kolegj në Irvine të Kalifornisë ku foli për inflacionin dhe masat e administratës për të ulur kostot dhe më pas bëri disa foto me të pranishmit.
Kur vizitës i erdhi fundi, presidenti pozoi me adoleshenten, të cilës iu afrua në vesh dhe i tha.
“Dua të të them diçka të rëndësishme që ua kam thënë dhe vajzave dhe mbesave të mia. Me asnjë djalë seriozisht deri sa të shkosh 30 vjeç”, u shpreh lideri amerikan ndërsa i mori erë dhe flokëve të vajzës.