Është liruar nga autoritet greke, shqiptari i arrestuar në Pefkos (Rodos) të Greqisë, të premten e javës së shkuar. Ai u vu në pranga nga efektivë të policisë së Rodosit pasi u akuzua nga një turiste britanike 21 vjeçe se kishte tentuar ta përdhunojë.
Gjykata e Rodosit vendosi që hetimet ndaj shqiptarit të vijojnë në gjendje të lirë.
Sipas denoncimit të vajzës 21 vjeçe, 31-vjeçarin shqiptar e njohu në një bar, e më pas në pishinën e kompleksit turistik ai tentoi ta përdhunojë. Në pishinë ndodheshin edhe persona të tjerë. Pasi e shtyu në ujë, 31-vjeçari i hoqi reçipetat dhe tentoi të kryejë marrëdhënie seksuale me të pa dëshirën e vajës. Por, ajo e kafshoi në dorë dhe u largua.
Ndërkohë, shqiptari ka mohuar akuzat. Sipas raportimeve të mediave greke, avokati i shqiptarit ka thënë në gjykatë se 31-vjeçari ishte thjesht duke luajtur me vajzën 21 vjeçe dhe se heqja e reçipetave të saj ishte thjesht një aksident. Qëllimi i tij nuk ishte në asnjë moment të abuzonte seksualisht me vajzën, ka shtuar avokati.