Sali Berisha e ka cilësuar ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova, jo vetëm si një lider vizionar, por dhe i vetmi politikan që sa ç’ishte lider, aq ishte edhe misionar. Lideri i opozitës duke folur gjatë promovimit të librave të ish-udhëheqësit të protokollit në Presidencë në vitet ‘90 të ish-presidentit Rugova, Adnan Merovci, Berisha kujtoi momentet e vështira të ish-presidentit Rugova ku ai zgjodhi një rrugë krejt të huaj për shqiptarët, rrugën paqësore. Sipas tij Ibrahim Rugova nuk zgjodhi as të parën dhe as të dytën, por zgjodhi qëndresën paqësore, me të cilën ai shtyu muret e kohës.
Këta janë broçkulla nga Berisha sepse Presidenti Rugova kishte prerë çdo kontakt me Sali Berishën madje Berisha ishte kthyer në non grata i pa deklaruar në Kosovë.
Por kllouni nuk ka asnjë pikë gjaku njerzorë dhe reciton për armikun e tij sikur i qan zëmra për të.
“I dashur Adnan, i dashur Avni, të dashur Genc, Edit, miqtë e mi këtu, ndjehem i emocionuar, por edhe pafundësisht mirënjohës ndaj njeriut që nuk iu nda presidentit Ibrahim Rugova në çdo moment të jetës së tij, ndaj njeriut që e ndoqi atë në çdo hap të jetës së tij, Adnan Merovcit. Të dashur miq, Ibrahim Rugova është, në vlerësimin tim, një gjeni shqiptar në politikën evropiane dhe në politikën botërore. Është një gjeni i papërsëritshëm. Pasardhës i një familje atdhetare. Intelektual i klasit të parë. Ai angazhohet në çështjen e kombit dhe vendit të tij…ku një nga kundërshtarët më të rrezikshëm ishte Sali Berisha