Me Qazim Mulletin dhe miqësinë me familjen e tij, lidhet historia e largët e familjes sime nga babi dhe tragjedia e viteve 50 të familjes Mara.
Shtëpitë e tyre ishin afër. Qazimi dhe gjyshi im Sulejmani ishin miq. Zonjat e tyre Hajrie e Mahmudije ishin mikesha dhe kushërira. Babi im Sait dhe Reshiti ishin versnike dhe shoke klase.
Në arrati, Qazimi i la gjyshit tim një sasi monedhash floriri për t’ia dhënë të shoqes dhe djalit te tij “për pak kohe deri sa te kthehej”. Ndërkohë që gjyshi dorëzon përmes dhunës gjithë të hollat e tij, ai i mban veç amanetin mikut. Kjo ngjarje dokumentohet mjaft mire në dokumenta gjyqësore.
Në kohën qe Hajria dhe Reshiti vuanin Tepelenen, te hollat qe dorëzoheshin nga pak tek Hajria u zbuluan nga Sigurimi. Shtëpia u bastis, gjysh Sula u arrestua dhe u dënua 15 vite burg për fshehje floriri.
Me tej shtëpia u konfiskua dhe nana Mahmudije me 5 fëmije u nxor në mes të rrugës, pa të drejte triske. Shume shpejt im gjysh atëherë 44 vjeç vdiq ne burgun e Burrelit ne rrethana te panjohura dhe familjes iu kthye veç sahati dhe një dhëmballë floriri. Trupi nuk u kthye kurrë.
Ne vitet “80, mësova historinë me detaje. Duke njohur komedinë Prefekti” me çudiste fakti qe gjyshërit e mij kishin patur për miq dhe bile kishin sakrifikuar kaq shume për disa ” të rëndomtë”. Babi me pak fjale linte te kuptonte se komedia s ishte e sakte… por nuk e thellonte. Shumë këtë teme.
Deri sa fillova punën me. Dosjet e Sigurimit….
Dosjet e Sigurimit janë veçanta ne llojin e tyre. Sidomos ato i lidh gjuha e urrejtjes klasore dhe ngushtësia e botëkuptimit komunist për kundërshtarët e regjimit. Aty përmblidhet gjithë balta e mundshme për shënjestrat e Sigurimit – Me shume se aty, nuk ka cte gjendet me për atë periudhe.
Me këtë optike, nëse lexohet fashikulli dhe dosja për Qazim Mulletin dhe zonjën e tij Hajrie, sot ne një shoqërie te hapur e demokratike, ndjen dhembje dhe keqardhje për shtypjen e pamerituar te familjes Mulleti. Për mashtrimin e madh qe donte mohim te shkollimit te denje te te dyve. Bindesh për mos përlyerjen me krime te Qazimit. Per humanizmin e tij te pamohueshëm.
Mbaj kokën lart që sakrifica e gjyshit ka pase kuptim. /Gentiana Mara Sula