Miqësia e Ilirit dhe Monikës brenda shtëpisë së “Big Brother” ishte për tu patur zili, por vetëm në javët e para. Në muajin e fundit mes banorëve nisën përplasjet.
Në një nga sfidat e dhëna nga vëllai i madh, secili nga ta kishte një kuti të vogël, dhe banorët duhet të qëndronin brenda saj sa më shumë për të fituar.
Në një moment Monika ngacmon Ilirin me shakatë e saj të herë pas hershme, por ai nuk duroi dhe ju kthye në ofendime:
“Ik atje budallaqe”, i thotë fillimisht Iliri, derisa kur largohet Monika ai vazhdon ta ofendojë edhe më rëndë duke i thënë “çfarë k**e”.
Monika pas daljes nga “Big Brother” duket se është kthyer totalisht kundër balerinit dhe ndoshta edhe kjo video që i ka shpëtuar brenda shtëpisë është bërë shkak.