Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes me kryesinë e Partisë Socialiste, në një deklaratë për mediat foli për zgjatjen e afateve të vetingut ndërsa u pyet nga gazetarët se çfarë i ka dhënë PD-së në kërkim të votave.
Me ironi, kreu i qeverisë i tha gazetarëve se ju ka dhënë arra me mjaltë, ndërsa shtoi se janë dy PD dhe nuk negociojnë me asnjërën.
“Ne kemi zgjatjen e mandatit për një proces të dhimbshëm, i vështirë, proces me pjesët e veta shumë pozitve dhe me elementë problematikë.
Proces pastrimi të një llumi të madh në një vend që s’ka pasur drejtësi kurrë si në vendet që i shikojmë me zili. Arra me mjaltë, janë dy PD, nuk negociojmë me asnjërën”, tha Rama.