Prej disa ditësh, kryetari i PD, Lulzim Basha është vënë në qendër të akuzave nga mediat, në lidhje me banesën e tij, pranë Parkut të Liqenit, pas ish-Stadiumit “Qemal Stafa”. Kreu i PD-së ka bërë plot 4 dhoma shtesë pa leje. Në njërin krah ka ndërtuar shtesë dykatëshe me dy dhoma dhe në krahët e tjerë ka ndërtuar dy dhoma njëkatëshe.
Nga ana tjetër, në një kohë kur kreu i PD-së e cilëson si të pavërtetë lajmin e shtesës në apartamentin e tij, Basha nuk i ka lejuar punonjësit e IMT-së të Bashkisë së Tiranës që të bëjnë detyrën e tyre që u ngarkon ligji për të bërë verifikimet përkatëse për shtesën pa leje në kullën Nr.1. Gjë e cila ngre jo pak dyshime se ai ka diçka për të fshehur.
Të gjendur në këto kushte, punonjësit e IMT-së i kanë dorëzuar kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha një shkresë zyrtare, ku i lënë 5 ditë afat për të dorëzuar gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor për apartamentin e tij dhe shtesën që ka bërë me lejen që i dha vetes së vet gjatë kohës që ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës. Specialistët e IMT-së kanë kontaktuar në hyrje të apartamentit një nga bodyguardët e Bashës, i cili ka marrë në dorëzim edhe njoftimin zyrtar për dorëzimin e dokumentacionit të kërkuar.
Por, Lulzim Basha trumbeton fort çdo ditë në media se ai është ndryshe, pretendon se ka një kulturë perëndimore dhe se ka formim perëndimor. Por, kur ka formim perëndimor pse pse badigardi i Lulit pengoi inspektorët shtetërorë që të shikonin ambjentet.
Kur ka kulturë dhe formim perëndimor, pse Basha nuk sillet si perëndimor? Pse nuk tregohet i hapur, të thotë ja urdhëroni, kjo është shtëpia ime, apo mos ndodhta aty fshihet diçka tjetër? Mos ndoshta tek pasuria e Bashës fshihet edhe diçka tjetër? Çfarë fsheh apo nga çfarë ka frikë Lulzim Basha? Nëse është i pastër, i ndershëm dhe nuk ka probleme, pse nuk ua hap derën inspektorëve Lulzim Basha?
Nëse Lulzim Basha është politikani perëndimor apo i ndershëm, sikurse ai pretendon, apo nuk ka probleme me pasurinë, duhet të lejonte inspektorët të bëjnë punën e tyre. Çfarë fsheh ajo shtëpi brenda përtej një sipërfaqeje apo një kati të tërë që mund të jenë në pronësi të Lulit, dhe gjysma në emër të tij dhe gjysma në emër të dikujt tjetër ndoshta?
Një njeri që pretendon që nesër të jetë kryeministër, që pretendon se është politikan me formim perëndimor dhe thotë që ai do jetë ndryshe nga Edi Rama, pse sillet njëlloj si ai? Pse nuk e hap derën për zyrtarët e shtetit, që të shikojnë se çfarë ka brenda dhe të matin sipërfaqen dhe nëse ka ndërtim pa leje ta prishin atë ndërtim pa leje?
Ka shumë pse në këtë rast që mund t’i drejtohen dhe nëse do të tregojë kulturë perëndimore, Lulzim Basha minimumi duhet të përgjigjet për këto pyetje dhe të lërë inspektorët të bëjnë punën e tyre./CNA.al/