Sali Berisha dhe gjithë enturazhi i tij fatkeqësisht edhe shumë jurist, flasin për një “rikthim” që do i bëjë Berisha reformës në drejtësi, nëse vjen në pushtet, që asqë ka gjasa, kryesisht ish vetingut dhe Prokurorisë së Posaçme.
Në fakt Berisha nuk do ketë kurrë pushtet për të ndërhyrë në sistemin e drejtësisë edhe sikur të jetoi 100 vjet dhe mos ta heeqi bythën nga një karige politike, sepse ndryshimet Kushtetuese kërkojnë 94 vota gjë që ështe e pamundur ti ketë një parti politike, e jo më një individ si Berisha.
Përmendja herë pas here e Komisionit të Venecias është një tjetër broçkull qesharake që publikon çdo ditë përpara shqiptqrëve.
Por çfarë është Komisioni i Venecias?
Komisioni Europian për Demokracinë nëpërmjet Ligjit – i njohur më gjerësisht si Komisioni i Venecias i Këshillit të Europës – është një organizatë ligjore e pavarur që e ka filluar veprimtarinë e saj me ndihmesën e dhënë për hartimin e kushtetutave të demokracive të reja në përputhje me kulturën kushtetuese europiane.
Komisioni i Venecias, është një organ këshillues dhe jo obligativ mbi çështjet kushtetuese.
Ai është krijuar në maj 1990, kur bota ishte duke dalë nga Lufta e Ftohtë, ku Evropa e ndarë kërkonte unifikimin e përbashkët të rregullave juridike. U krijua si një organ konsultativ i Këshillit të Evropës, me një rol të përcaktuar qartë në adoptimin e Kushtetutave të vendeve të Evropës Lindore, sipas standarteve evropiane dhe për të asistuar nga pikpamja juridike në tranzicionin e demokracisë, si një shkallë e reflektimit të pavarur juridik, por të pranuar nga të gjithë.
Me një rol thelbësor në parandalimin e konflikteve dhe trajtimin e tyre, si një lloj “gjykate supreme”, që tregon një të vërtetë që mund ta pranojnë të gjithë, por që nuk detyron askënd që ta zbatojnë. Në fillim, Komisioni i Venecias ishte një marrëveshje mes 18 anëtarëve të Këshillit të Evropës dhe në vazhdimësi me anëtarë nga 58 vende të tjera të të katër kontinenteve.
Sot, Komisioni identifikon, zhvillon dhe promovon standardet ligjore për institucionet demokratike, të drejtat e njeriut, ligjin zgjedhor dhe drejtësinë kushtetuese. Komisioni jep opinione ligjore për kushtetutat dhe ligjet.
Ai harton opinione “amicus curiae” për Gjykatat Kushtetuese dhe Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë (Shqipëria është shtet anëtar i Komisionit të Venecias që prej 14.10.1996) e ka vënë disa herë në lëvizje Komisionin e Venecias dhe ka marrë prej tij opinione “amicus curiae” për çështje të rëndësishme, që lidhen me kontrollin e kushtetutshmërisë së ligjeve.
Por Komisioni i Venecias nuk është gjykatë, me tepër është nje shoqatë juristesh europian, që japin mendime dhe nuk kanë asnje kompetencë për të marrë vendime, por japin vetem opinione dhe natyrisht opinionet e tyre për legjislacine të vendeve të ndryshme nuk janë etalon ligjëshmërie por thjeshte pjesë këshillimi./Ekskluzive.al