Ndodh për herë të parë në Shqipëri, madje edhe më shpejt se në shumë vende të Bashkimit Europian! Kryeministri Rama bën me dije se në Shqipëri ka hyrë teknologjia e re e cila mundëson mbledhjen e mbetjeve me kazanë të rinj nëntokësor.
Rama shprehet se tashmë nuk do të ketë ndotje dhe se nuk do të vandalizohen kazanet dhe në këtë mënyrë i hapet rrugë ndarjes së mbetjeve në burim.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, më në fund edhe në Tiranë hidhet hapi i parë drejt teknologjisë së mbledhjes së mbetjeve në qytet me kazanë të rinj nëntokësor, që nuk ndotin e as vandalizohen dot dhe që zbrazen me një mjet të posaçëm, duke i hapur gjithashtu rrugën ndarjes së mbetjeve në burim”, shkruan Rama.