Plaku i telendisur Sali Berisha ka inkurajuar protestuesit që të vijojnë qëndresën. Ai thotë se do të vijojë protesta deri në fitore. Ndërsa ka ngordhur për vete nga të gjitha dhe së fundi dhe nga mendja e ka cilësuar Ramën si të ngordhur dhe se shumë shpejt do ta përmbysë.
“Protesta do të vazhdojë deri në fitore. Protesta do të vijojë deri në rrëzimin e regjimit që e ka shndërruar Shqipërinë në vendin ku çdo 3 ditë zhduket një fëmijë; që e ka shndërruar në epiqendër të krimit dhe drogës. Antimitingjet e Ramës ngjasojnë me kortezhe të përmortshme. Rama është politikisht i ngordhur”, shprehet Berisha.
Kur u pyet mbi deklaratat e sotme të Stoltenberg që kërkonte dialog nga palët, Berisha u përgjigj: “Sigurisht dialog, por Rama nuk njeh gjuhën e dialogut, por gjuhën e dajakut.
Në lidhje me ndikimin rus, Stoltenberg e di që Rama i ka dhënë naftën mikut të ngushtë të Putinit, edhe bankat”, nënvizon Berisha.
Por ëndrra e keqe e naftës për makinën serbe të luftës për Milosheviçin për të masakruar Kosovën i shfaqet paranonjakut Sali duke i faturuar Ramës atë që Shefi i Natos tha për atë plakun e marrë dhe Lulin se veprimet e tyre po i shërbejunë qarqeve antieuropiane e pikërisht atyre ruse.