osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Çfarë e çoi Kurtin te Edi Rama në Tiranë?

Çfarë e çoi Kurtin te Edi Rama në Tiranë?

Çfarë e çoi Kurtin te Edi Rama në Tiranë?

Kryeministri Albin Kurti e ka lënë në gjysmë një konferencë për media për t’u nisur drejt Tiranës, në takim me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Ai, personalisht, tha se ka diçka urgjente kur doli nervoz pas një takimi me Rrahman Jasharajn por s’tregoi se ku po niset. Zyra e tij s’dha detaje. Çka mund ta ketë çuar shefin e qeverisë në Shqipëri?

Me gjasë, hera e fundit kur janë takuar Kryeministri Kurti e Edi Rama është mbledhja e përbashkët e dy qeverive, më 20 qershor.

“Vendet tona nuk i bënë bashkë thjesht interesi, por është në interesin tonë që të qëndrojmë bashkë. Aq sa na bashkon historia, gjuha dhe kombi, aq duhet të na lidhë bashkëpunimi institucional në çdo fushë, bashkëpunim ky që lehtëson dhe përmirëson jetën e qytetarëve tanë dhe që rrit besimin social ndërmjet qytetarëve në të dyja anët e kufirit”, ishte një fjali e Kurtit nga mbledhja.

Ndërkaq, Edi Rama, atë ditë pos pjesës institucionale, bëri gallatë me deklaratën për një qen që po lehte, teksa ai parakalonte para togut të FSK’së.

Kryesisht, dy Kryeministrat nuk kanë raporte të mira mes vete. Ato janë acaruar pas aktivizimit të Vetëvendosjes në Shqipëri dhe pjesëmarrjes në zgjedhje. Kurti ka qenë kritik ndaj Ramës për shkak të bashkëpunimit të tij ish -Presidentin Hashim Thaçi duke e parë si bashkëpunëtorë në fazën kur disktohej marrëveshja Kosovë -Serbi, me këmbim territorersh. Së voni, retorika mes dy palëve është ashpërsuar për shkak të Ballkanit të Hapur. Rama ka insistuar që Kosova t’i bashkohet Balkanit të Hapur, ndërsa Kurti ka thënë se nuk mund t’ë bëhet një iniciative që ka nisur pa Kosovën në Novi Sad dhe në të cilë dominon Serbia.

Për këto arsye, udhëtimi i paparalajmëruar i Kurtit drejt Tiranës ka befasuar.

Çka mund ta ketë çuar Kurtin në Tiranë?

Të martën është bërë e ditur se më 12 tetor Kryeministri Rama do t’i drejtohet, Këshillit të Evropës, për raportin e Dick Marty, në lidhje akuzat e trafikimit të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë.

Në seancën e fundit plenare të sesionit të kaluar, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 125 vota pro rezolutën kundër raportit të Dick Marty për trafik organesh nga drejtuesit e UÇK. Rezoluta kundër Dick Marty më pas iu përcoll Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës duke i kërkuar zyrtarisht Asamblesë Parlamentare që të rishikojë Rezolutën 1782 (2011) dhe të shpallen të pabazuara akuzat për udhëheqësit e UÇK-së.

Nuk dihet nëse kjo vizitë ka të bëjë me ndonjë koordinim rreth kësaj çështjeje.

Po ashtu, ditëve të fundit dy vendet janë përballur me sulme kibernetike. Shqipëria për këtë ka këputur marrëdhëniet me Iranin.

Ndërsa, Kosova nuk e ka emëruar ende fajtorin.

Po të njëjtën ditë kur Kryeministri Kurti shkoi në Tiranë, Qeveria e Kosovës doli me një njoftim se “në bashkëpunim me ekspertët e jashtëm, me aplikimin e masave adekuate, sulmi kibernetik është tejkaluar dhe janë parandaluar tentativat për vazhdim të sulmit”.

Njohësit e kibernetikës thanë se sulmet ndaj Kosovës dhe Shqipërisë po ndodhin nga vende të njëtja.

Një arsye tjetër për të cilën Kurti mund të ketë shkuar në Tiranë është edhe marrëveshja Kosovë -Serbi, e cila po kërkohet që të ndodhë shpejt.

Në Prishtinë dhe Beograd kanë qëndruar dy zyrtarë të lartë të Francës e Gjermanisë, të cilët me gjasë po kërkojnë ujdi mes dy vendeve.

Nuk dihet nëse Kurti do të mbështetet dhe do të llogarit në Ramën për finalen me Serbinë.

Kur Kurti e Vuçiq u dakorduan për qarkullimin me letërnjoftime, Rama u deklarua menjëherë duke uruar që dialogu të kalojë në një nivel të ri.

“Lajm i bukur zgjidhja me dialog e çështjes së lëvizjes së lirë mes Serbisë e Kosovës, e bashkë me urimet për të dy palët uroj që ky zhvillim ta çojë dialogun në një nivel të ri, për të mos humbur kohë dhe energji. Pafund në arritjen e gjërave kaq thjeshtësisht logjike sa kjo sot” shkroi ai. /Express