Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha në emisionin “Dritare me Rudinën” në News24 se kreu i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka bërë një punë të shkëlqyer për 16 vite në këtë detyrë dhe se meriton të rizgjidhet. Por ai theksoi se është Asambleja e PS ajo që vendos.
Taulant Balla: Vangjush Dako ka bërë një punë të shkëlqyer në këto vite. Ne nuk kemi deklaruar zyrtarisht rikandidimin për asnjë kandidat. Është një gjë që i takon asamblesë. Në 23 mars do të them dhe kandidatët për të gjitha bashkitë e vendit.
Rudina Xhunga: Nuk doni të rikandidoni bashkinë e Durrësit, Elbasanit?
Taulant Balla: Ju niseni nga emrat ne nisemi nga parimet. Ajo që është diskutuar sot është një lexim që KQZ i ka bërë kodit për sa i përket referencës për numrat, për mandatet.
Unë kam një lexim që referenca në ligj i referohet tre mandateve. KQZ ka bërë këtë lexim sot, por përsëri insistoj që Vangjush Dako ka bërë një punë që meriton të rizgjidhet. Megjithatë kjo është një vendimmarrje që i takon Asamblesë së PS.