osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Çfarë deklaroi ministri grek pas vizitës në qelinë e Fredi Belerit

Çfarë deklaroi ministri grek pas vizitës në qelinë e Fredi Belerit

Pas vizitës së tij në Tiranë dhe takimit që ka bërë në burgun e Durrësit me Fredi Belerin, ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarit, z. Yiannis Oikonomou ka theksuar edhe njëherë rëndësinë që ka për Greqinë kjo çështje.

Ai kërkoi që kryetari i zgjedhur i Himarës duhet të betohet sa më parë teksa tha se nuk po merren parasysh parimet e shtetit ligjor, prezumimi i pafajësisë dhe respektimi i të drejtave politike.

“U takova sot në burgjet e Durrësit, në prani të ambasadores tonë në Shqipëri, znj. Konstantinas Kamitsi, me kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës , anëtar i minoritetit etnik grek të Shqipërisë, z. Fredis Beleris, i cili qëndron në paraburgim për më shumë se katër muaj.

Për Greqinë ky rast ka qenë që në fillim dhe mbetet tejet serioz. Respektimi i shtetit të së drejtës dhe i të drejtave politike janë parimet dhe vlerat kryesore evropiane.

Qëndrimi i Greqisë është se në rastin e zotit Beleris nuk merren parasysh parimet e shtetit ligjor, prezumimi i pafajësisë dhe respektimi i të drejtave politike. Pala shqiptare duhet të lejojë menjëherë betimin e zotit Beleris si kryetar bashkie, duke respektuar verdiktin e qytetarëve në zgjedhjet e fundit.

Zgjatja e situatës aktuale hedh një hije serioze mbi marrëdhëniet tona dypalëshe dhe është në kundërshtim me të drejtën ligjore evropiane, me gjithçka që ajo përfshin.”

Vizita në burgun e Durrësit vjen një ditë pasi Gjykata e Posaçme vendosi nisjen e gjykimit në ngarkim të Fredi Belerit, i cili u arrestua para zgjedhjeve të 14 majit për blerje votash. Ministri grek Ikonomu ka shfrytëzuar pjesëmarrjen në Samitin e Ministrave të Brendshëm të vendeve të nismës së Berlinit, që u mbajt në Tiranë, për të takuar Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur, por të pabetuar të bashkisë së Himarës.

Mbrojtja e tij ka deklaruar se Beleri po mbahet në burg për arsye politike, ndërsa ka depozituar në të dyja shkallët e gjykatës së Posaçme kërkesa për zbutjen e masës së sigurisë, në mënyrë që të lihet i lirë dhe të betohet e ushtrojë detyrën e kryebashkiakut të Himarës.