Protesta e pelegrinëve pa adresë që natën flejnë poshtë ballkonit dhe ditën bëjnë pis Tiranën ka shkaktuar një kaos të vërtetë në kryeqytet.
Çeta e vogël e PD-së, të cilët ishin mbledhur në sheshin përpara bashkisë, bllokuan trafikun në një prej arterieve kryesore të qytetit, duke paralizuar lëvizjen e mjeteve dhe duke krijuar vonesa të mëdha.
Ky bllokim i trafikut nuk ndikoi vetëm në aktivitetet e përditshme të qytetarëve, por goditi edhe ekonominë e qytetit, pasi bizneset dhe transporti publik u vunë përballë vështirësive të mëdha për të operuar normalisht.
Ndërkohë, shumë qytetarë që kishin nevojë të shkonin drejt spitaleve dhe qendrave shëndetësore për emergjenca mbetën të bllokuar në trafik.
Në vendngjarje janë shënuar tensione mes militantëve të PD dhe drejtuesve të mjeteve, ku qytetarët me të drejtë i kanë sharë dhe kërcënuar ushtarët e një deficenteje si Adriana Kalaja që po “mbron” Teatrin por edhe po liron edhe Berishën.