osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Çeta e çakejve

Çeta e çakejve

Nga Prof. Dr. Ago NEZHA

Në pyllin e egërsisë politike kanë filluar të ulërijnë çakejtë e opozitës. Ata lëvizin si larvat për të përgatitur “gjëmën” e 16 shkurtit. Kanë hartuar plane, skenarë, programe mafioze e hileqare për karrige pushtetare. Dr. Berishës dhe doktoreshë Monikës, mos ju mohohet kërcënimi prej frikës. Me regjinë e Berishës dhe aktivizimin e turmave e të marrëve kanë treguar me prova se dinë ta turbullojnë dhe shkatërrojnë vendin. Nuk përjashtohet rasti që të aktivizohen instinktet e tërbimit shkatërrues të militantëve, që janë atavizma të kohërave primitive po që ndodhen të strehuara dhe flenë në fund të shpirtit të secilit prej nesh.

Kur individi është i izoluar ai e ndien rrezikun e shpërthimit ndaj ligjit dhe shoqërisë. Por kur ndodhet në mes të turmës ai ndjehet i motivuar dhe i sigurt për të shfaqur instinktet e tija të konservuara. Këto instinkte për analogji të kujtojnë botën e kafshëve, kur grabitqarët shqyejnë ndonjë viktimë dhe shohim të turret e gjithë kopeja për rreth për të rrëmbyer ndonjë copë nga prea. Këtë rol te opozita e luajnë aleatët e tyre besnik, që pas fitores së PD-së, presin dhe ata të marrin çiflig.

Populli është i ndërgjegjshëm se të këqijat e mëdha në vitet e demokracisë këtij vendi i vijnë nga sjellja arrogante e klasës politike, sa djathtas majtas. Dhuna që predikojnë liderët e së djathtës janë shfaqje të popujve primitiv, ose për me saktë të një klase politike që u është errësuar mëndja, shpirti dhe ndërgjegjja para karriges së pushtetit. Pozita dhe opozita merren me njëra tjetrën, njëra në sulm e tjetra në mbrojtje për karriget e pushtetit dhe s’kanë kohë të mendojnë për hallet e popullit. Dihet performanca e opozitës, por ajo shfrytëzon dhe gafat dhe keqqeverisjen e pozitës në sektor të caktuar, ku ka gjetur strehë droga dhe korrupsioni. Vendosja e një kabineti qeveritar të rinjsh pa përvojë dhe pjekuri drejtimi, pavarësisht ciladoqoftë shkalla e inteligjencës dhe bagazhi teorik i tyre, ata e kanë vështirë të drejtojnë në nivele të larta qeverisëse, e kjo e vështirëson korrigjimin e situatës dhe le shteg për interpretime të natyrshme të opozitës.

Kundërargumenti që sjell pozita se në këto mosha kanë qenë në drejtim dhe Majko e Meta, s’është për tu marrë si shembull pozitiv se ministrat s’duhet të jenë të rinj për të vrapuar, por të pjekur dhe me përvojë për të drejtuar. Ky shembull le ngelet një përvojë e gabuar në drejtim të shtetit,që s’duhet referuar. Edhe krahasimi mes të majtës dhe të djathtës, s’ka pikë krahasimi. Po të bësh analizën e shkaqeve në dritën e vrojtimit të fakteve lexohet qartë se kjo klasë politike opozitare ka qenë disa herë në pushtet dhe s’ka pasur ndonjë shkëlqim në qeverisje veç se nxirosje të shtetit.

Popullin, që politikanët e djathtë e konsiderojnë turmë që mund ta inspirojnë, manipulojnë dhe organizojnë në demonstrata përmbysëse, është një logjikë aventureske. Populli është emancipuar dhe e ka kuptuar se është para një alternative të pa këndshme që duhet të zgjedhë mes dy të këqijave të keqen më të vogël. Të dy krahët e politikës kanë nevojë të ndryshojnë inercinë e tyre në marrëdhënie me popullin, që e kanë grabitur, plaçkitur e telendisur për gati tre dekada. Po këtë ndryshim nuk mund ta bëjë “çeta e çakejve”, që pushtetin e shohin si një pre, që sa t’u afrohet në sofrën e tyre t’i turren, ta shqyejnë e copëtojnë sipas modelit të xhunglës.

Megjithëse situata politike është acaruar dhe agravuar brenda kampit të “djathtë” dhe të “majtë” dhe kaosi politik ka përfshirë gjithë vendin, situatë që i ngjan dimrit të acartë të sivjetshëm, përsëri nuk ka askurrfarë paralelizmi apo krahasimi mes palëve. Kur dëgjon shifrën skandaloze 140 parti të rreshtuara në dy kampet opozitare, kjo tregon se s’ka demokraci e as drejtësi, por veç anarki, e me plot gojën mund të lëshosh piskamën, “moj e mjera Shqipëri”. Në qeverisjen e sotme, ka shumë sektor që kanë nevojë të korrigjohen dhe reformohen. Por spekulacionet e rëndomta të opozitës për të nxirë gjithçka që bëhet në këtë vend, e demotivojnë atë në rolin e saj si korrigjuese e gabimeve të pozitës. Gjeneza seriale e protestave të opozitës duke ju prirë turmave pa fre, ka krijuar një stereotip në opinionin shoqëror, sa që është krejtësisht e parrokshme nga një arsyetim popullor normal. Fuqia e turmës është brutale, kur e orienton drejt shkatërrimit të mirave materiale të shoqërisë.

Opozita ndihet e motivuar dhe e entuziazmuar se ka rreth vetes turma militantësh agresiv e barbar dhe harron se në ekuivalencë, në krahun tjetër të pozitës ka turma të virtytshme paqësore dhe të sakrificës për të mbrojtur rendin dhe qetësinë. Liderët e të “djathtës” kanë besim te veprimet e tyre dhe ndjenë siguri se janë profesionalizuar për protestat popullore shkatërruese. Basha, me stilin elokuent berishjan, i mbylli zgjedhjet i suksesshëm pasi largoi kundërshtarët tradicionalë, seleksionojë dhe zgjodhi kokërr për kokërr, nokër, palokër e shumë mediokër, që do t’i ketë në çetën e tij të çakejve për të marrë pushtetin me dhunë. PD-LSI, flasin për protesta popullore kur dihet qartë se kjo filozofi në opinion, shkrin si akullore.

Opinioni Popullor ka në objeksion një kah tjetër të lëvizjes, ndryshe nga sa mendojnë apo dëshirojnë liderët “karizmatik” Luli-Monika, që lëshojnë çika dhe kur i dëgjon “tmerrohesh” nga frika. Populli ka akumuluar një urrejtje të gjithëmbarshme ndaj shtazërisë politike, që ka humbur busullën e orientimit në rrugën e demokracisë. Të eturit për pushtet, shohin se po vyshken në opozitë, si bima në shkretëtirë. Maks Veber, na mëson se: “Kush merret me politikë lakmon pushtetin: pushtetin ose si mjet në shërbim të synimeve të tjera (idealiste apo egoiste) ose pushtet “për hir të pushtetit” për të shijuar ndjenjën e prestigjit, që ta jep ai”.

Pasioni i opozitës për të marrë pushtetin pa asnjë alternativë shpresëdhënëse, por vetëm me motivin se duhet të largojmë Ramën dhe të vijmë ne se dimë të qeverisim më mirë, është një aventurë shterpë që ka në bazë filozofinë e bandave grabitëse. Pra, ta grabisim pushtetin me dhunë dhe të shpërdorojmë votën e elektoratit si elementin më simbolik të demokracisë. Një mentalitet banditesk i opozitës i përfshirë nga pasioni pa fre, që s’i shërben një kauze për të mirën e vendit. Protestat paqësore kur kanë një kauzë për të mirën e vendit, janë elemente që ruajnë ekuilibrat brenda forcave politike.

Opozita betejën mes dy kampeve duhet ta zhvillojë mes të mirës dhe të keqes, të suksesit dhe dështimit, të ndershmëve dhe të korruptuarve, të aftëve dhe të pa aftëve. Këtë betejë duhet ta zhvillojë në parlament nëpërmjet argumenteve dhe ballafaqimeve, për të treguar supermacinë mes palëve, për të rritur kredibilitetet e saj dhe koifiçentin e besueshmërisë që i ka rënë në zero.

Por të dalësh me flamurin se: “pushteti na takon neve se dimë të qeverisim më mirë”, kur dihet publikisht qeverisja e tyre gjatë rotacionit politik, ku Basha dhe ekipet e tyre kanë qenë jo vetëm të dështuar, por dhe të korruptuar e të inkriminuar. Me këto premtime shterpë, deklarime e zotime patetike, pasionet tregojnë se politika tek ne është kthyer në një lojë të ndyrë, tejet makiaveliste. Mungesa e objektivitetit që tregon opozita në rrugëtimin e saj politik, tregon edhe për mungesën e identitetit dhe përgjegjësisë jo vetëm para popullit por dhe elektoratit të vet.

Opozita deri më sot nuk ka arritur të krijojë dot një kauzë, që të bindë opinionin shoqëror se ka gjetur strehë politike dhe etike në një vendbanim të ri, të panjohur e të pa shkelur deri më sot, që do i sjellë popullit qetësi, siguri, dhe begati familjare. Por me parulla bajate, premtime boshe, prezantime butaforike, ky popull jo vetëm që është ngopur, por si askush tjetër është mbytur, i kanë ngelur në fyt dhe përfundimisht i ka vjellë disa herë gjatë fushatave elektorale. Demagogjia tradicionale e opozitës, ka perënduar.

Liderët e saj me në krye regjisorin e marrjes së pushtetit me dhunë nën siglën “o burra rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri”, ka bërë histori. Ndërsa trashëgimtari i tij politik Basha, e imiton shëmtuar, duke bërë thirrje: “shkatërroni, digjni goma thyeni dritare, që ngjan me një këlysh të botës grabitqare. Berisha, ndonjë herë ka fituar si në 2005 dhe ka dështuar në 2008, jo për meritë të faktorit të brendshëm (se me këtë të majtë, ai rron dhe 100 vjet), por për ndërhyrjet e faktorit ndërkombëtar. E ky faktor ende sot është determinant siç është aleati kryesor SHBA dhe liderët europian.

Eksperimentet makabre që flenë në mendjen e sëmurë të regjisorit Berisha dhe gardianëve të tij tellall dhe të heshtur, duhet të fashiten pa dalë në tregun politik, sepse përbëjnë rrezik të kthehen në bomerang për vetë opozitën. Demokracia e sotme qytetare, kërkon ide përparimtare, që të mund të shndërrohen në ndjenja njerëzore, për të ndryshuar situatën e sotme politike, tepër kritike.