Kaos dhe pakënaqësi si pasojë e një gafe, e mungesës së komunikimit të brendshëm në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. I gjithë konfuzioni i krijuar një ditë më parë mbi çështjen Skënderbeu dhe mungesën e një apelimi nga klubi korçarë është hedhur sërish poshtë nga vetë gjykata me e lartë e drejtësisë sportive, e cila pas insistimit të News24, saktësoi se ekziston një çështje Skënderbeu e apeluar në KAS.
Në fakt ishte e çuditshme që klubi korçar të mos e kishte apeluar një dënim të tillë, e cila do të ishte fundi për Skënderbeun.
Pasi kontaktuam me presidentin e klubit Ardian Takaj, një ditë më parë, News24 i dërgoi një tjetër email sekretariatit të KAS ku kërkuam një tjetër përgjigje në një kohë kur i bëmë më dije edhe pretendimin e presidentit Takaj.
Përgjigja e dytë e KAS ishte po aq befasuese, pasi një gabim i tyre, një mungesë komunikimi, prodhoi një lajm që bëri shumë zhurmë: “Sa i përket kësaj çështje, si pasoje e mungesës se komunikimit te brendshëm ti u informove se nuk kishte asnjë çështje te regjistruar mbi këtë teme, ndërkohë qe përgjigja korrekte ishte se nuk është regjistruar asnjë date mbi seancën. Pasi kontrolluam te dhënat në të vërtetë është e qarte se ekziston një apelim në pritje në CAS mes KF Skënderbeu dhe UEFA në lidhje me vendimin e lëshuar nga trupa e apelimit te UEFA me 26 prill.
Ju kërkoj ndjese për gabimin në mesazhin e pare dhe kuptoj konfuzionin që mund të ketë shkaktuar. Procedura e arbitrazhit të CAS është në vazhdim dhe paneli i arbitrareve është emëruar, lexohet në përgjigjen e KAS, sigurisht lajmi i dytë shfuqizon të parin, lajmi i mirë është që Skënderbeu vijon të besojë në pafajësi, ndërsa për KAS ky pa diskutim ky është një “autogol” i pahijshëm për një nivel të tillë që është kjo gjykatë në Lozanë.