Kryeministri Edi Rama e cilëson opozitën si “të degraduar si kurrë më parë”, në një përgjigje ndaj akuzave që hedhin se ka lobuar tek ish- zyrtarit të FBI, Charles McGonigal për të dëmtuar PD.
Në një reagim në Twitter, kreu i qeverisë thotë se lëshojnë në ajër gënjeshtra dhe ndosin mjedisin publik. Sipas Ramës, të gjitha veprimet e tyre janë pasoja të puthjes fatale me një të vdekur që duket se e përdor si metaforë për të gjithë ata që mbështesin Sali Berishën.
“Kurrë më e mjerë, më e degraduar, më e shfytyruar dhe çekuilibruar s’është shfaqur ndonjëherë politika opozitare me altoparlantët e saj; kurrë boshllëku i ideve, kapsllëku i komunikimit, sasia e gënjeshtrave dhe budallallëqeve të lëshuara në ajër nuk kanë qenë kaq të qametshme!
Asnjëherë asnjë opozitë e asnjë kohe deri sot nuk e ka ndotur kaq keq mjedisin publik, ashtu e shtrirë në tërë kanalet e komunikimit me gjuhën jashtë dhe me trupin që përpëlitet nga fabrikimi non stop i pisllëqeve më ekstreme!
Kjo është pasoja e puthjes fatale me një të vdekur” – shkruan Rama në Tëitter.